GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skenar për rritjen e çmimit të biletës? Reduktohet numri i mjeteve të transportit publik

10:32 - 18/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenar për rritjen e çmimit të biletës? Reduktohet numri i mjeteve të transportit publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke filluar nga sot, do të përgjysmohet numri i autobusëve urbanë në Tirane. Në një njoftim të bërë nga Unioni i Transportit Publik, bëhet me dije se mosmarrja e asnjë mase nga ana e qeverisë, por edhe rritja e çmimit të naftës, janë shkaqet kryesore të cilat i detyrojnë ata të përgjysmojnë numrin e autobusëve urbanë në qytet. Në njoftim bëhet me dije se nuk është marrë asnjë masë nga ana e institucioneve përgjegjëse për plotësimin e kërkesave ekonomike të premtuara. Rritja e çmimeve në vendin tonë, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek sektori i transportit publik, kjo për shkak të naftës e cila ka pësuar një rritje të madhe të çmimit, gjë që bëhet e papërballueshme.


Ndër të tjera, në njoftim bëhet me dije, se po shkohet drejt një kapitullimi ekonomik, për arsyen e vetme se janë lënë në harresë nga institucionet, të cilat nuk kanë bërë asnjë reagim deri më tani.

Tashmë kur ka nisur dhe viti i ri akademik, përgjysmimi i autobusëve urbanë, do të shkaktonte një kaos të vërtetë. Autobusi është mjeti kryesor i transportit i domosdoshëm për studentët në Tiranë, por tashmë situata pritet të rëndohet nga ky vendim i ndërmarrë nga unioni. Madje, pakënaqësi ka pasur gjatë gjithë kohës, kjo për shkak të numrit të madh të udhëtarëve nëpër autobusë. Pavarësisht pandemisë, rregullat nuk janë zbatuar aspak në mjetet e transportit, kjo edhe nga numri i lartë i udhëtarëve. Pra, pakënaqësia e revolta, pritet të shtohen sërish për kushtet e transportit publik ,ku tashmë është i detyruar të udhëtojë me dyfishin e qytetarëve.


Rritja e naftës ka shkaktuar krizën e parë në vend, duke pezulluar pjesërisht transportin urban në kryeqytet. Kujtojmë këtu që çmimet janë rritur për shkak të krizës, por duket se marrja e këtij vendimi ka filluar të shkaktojë dhe pakënaqësitë e kundërshtimet e para. Kriza në vend pritet të prekë edhe fushat e tjera krahas ekonomisë, ku drejtpërdrejt me të lidhet transporti urban, e më pas për të vijuar në fusha të tjera.

Etiketa: Kryeqytetnaftetransporti urban

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Ndeshjet e Europianit, lista me lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja

Ndeshjet e Europianit, lista me lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com