GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skenar si Bundesliga? Trajneri i Partizanit flet para sfidës me Teutën: Shanset 50 me 50…

17:52 - 28/05/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenar si Bundesliga? Trajneri i Partizanit flet para sfidës me Teutën: Shanset 50 me 50…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani do të luajë ndaj Teutës në “Arenën e Demave” ndeshjen më vendimtare të sezonit.

Fitorja ndaj djemve të detit i shpall kampionë të Superiores për këtë sezon.

Në prag të kësaj sfide që luhet ditën e nesërme duke nsiur që nga ora 16:00 ka folur në konferencën për shtyp trajneri Giovanni Colella.

Ndeshja e fundit? Është gara e fundit, nuk kam çfarë them. Punon dhe ushtron këtë profesion për të arritur këtu. Askush nuk bën punë për të rënë nga Kategoria. Është mëse normale të luash një ndeshje finale ku mund të shpallesh kampion që ke satisfaksion.

Skenar si Bundesliga? Mendoj se nuk ka frikë në aspektin sportiv. Frikë kemi gjërat e tjera në jetë. Thjesht ajo që dua të shtoj është se na mungon një ndeshje e fundit për objektivin final.

Titullin? Me këtë pyetje, e ke përfunduar fantazinë. 50 me 50 mendoj. Për të fituar ka një kombinim me shumë faktorë. Edhe fakti që ka shumë trajnerë që fitojnë dhe trajnerë që nuk fitojnë asnjëherë por trajneri është krahu i shoqërisë dhe koka e skuadrës. Sigurisht që e rëndësishme është që nesër kemi një moment kuptimplotë dhe nesër duhet të fitojmë ndeshjen.

Si mbahet skuadra me këmbë në tokë? Mendoj se festimi i tepërt nuk është pozitiv por të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse jemi profesionistë dhe kemi disa limite. Sa i përket tifozëve, ata janë një tjetër gjë. Unë mendoj se festohet vetëm kur fitojmë dhe kur mbyllet gjithçka e jo më parë.

Titull me pikë të barabarta? Që të fitosh është një luks i madh dhe nuk e kam pasur në jetën time. Të fitosh është e vështirë dhe kur arrin diçka të tillë, nuk ka rëndësi diferenca. Sot luajmë titullin. Mendoj se pas ndeshjes ndaj Laçit nëse ju pyesja sa shanse kemi të fitojmë, do thoshit 0 shanse. Kemi arritur shumë.

Europa? Sido që të shkojnë gjërat, ka një skuadër shumë të mirë. Në çdo kompeticion që do të luajmë kemi skuadër gati për ta përballuar. Për më tepër nuk mund të diskutojmë se kush ikën e kush vjen. Sigurisht me kohën do të bëjmë disa ndërhyrje por jo nesër por në vazhdim. Janë gjëra të programuara. Të marten kam avionin për të udhëtuar.

Largime si në sezonet e shkuara? Është ajo që thashë më parë. Do ta mbajmë grupin por nëse ka ndonjë ofertë nuk është në dorën time por në dorën e klubit por ideja është që të formojmë grup dhe me këtë grup të ecim para.

Teuta? Është skuadër që do të luajë në Europë dhe është e vështirë por të gjitha janë të vështira. Më kujtohet dikur Roma kur humbi titullin ndaj Leçes që kishte rënë nga kategoria. E humbi në ndeshjen e fundit. Kështu është futbolli. Këmbëngul të mos festojmë deri sa të mbyllet gjithçka. Pas ditës së nesërme, do të jemi të qetë dhe projektet janë gati. Shpresoj të jem pjesë e projektit. Raportet janë të mira dhe kur them që kemi bërë program është raport përtej kontratës. Është ajo që kam thënë që bëhet fjalë për një marrëveshje xhentëlmenësh e jo kontratë pune”, tha Kolela

Etiketa: kampionatiPartizaniTeutatrajneri

Lajme të lidhura

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Para
Trafikimi i votuesve nga rrethet, Bardhi: Ishim të vetëdijshëm për gjithë ‘makinerinë’

Trafikimi i votuesve nga rrethet, Bardhi: Ishim të vetëdijshëm për gjithë ‘makinerinë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com