GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skenarët e grupit terrorist në Veri dhe çfarë pritet të ndodhë, ja ç’paralajmëron ish-agjenti sekret

16:02 - 05/10/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenarët e grupit terrorist në Veri dhe çfarë pritet të ndodhë, ja ç’paralajmëron ish-agjenti sekret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burim Ramadani, ish-inspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka folur për A2 CNN lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe synimet e grupit terrorist serb. Ai foli për skenarët që kishte planifikuar grupi terrorist, por edhe çfarë pritet të ndodhë në vijim.

“I propozuar nga qendra ruse e spiunazhit në Nish”

Serbia ka mbetur në opsionin apo skenarin, të cilin e ka propozuar edhe në bindjen time edhe qendra ruse e spiunazhit në Nish, në skenarin e Ukrainës lindore. Unë nuk besoj se është krejtësisht si skenari i Krimesë, por si skenari i Donetskut. Përmes këtij grupi paramilitar është tentuar të nxitet një konflikt i ri brenda Kosovës.

“Do t’u shpërndanin armë qytetarëve”. Plani i terroristëve serbë sipas ish-inspektorit të Inteligjencës

“Mendoj se synimi i këtij grupi paramilitar të Serbisë, të trajnuar dhe ta pajisur me armatim nga ushtria e Serbisë, ka qenë krijimi i një lloj zone të lirë në kuadër të asaj pjese të Zveçanit dhe më pas të shpërndajë armatim për popullatën, duke synuar ndërtimin e një lloj kryengritjeje dhe duke e quajtur këtë si një rebelim të qytetarëve serbë të Kosovës. Ndërkohë, në këtë fazë ky lloj skenari ka dështuar dhe unë pres që skenarë të tjerë që sfidojnë sigurinë e Kosovës do të tentohen të realizohen”.

“Serbia, pavarësisht përpjekjeve për të larguar përgjegjësinë për ngjarjen, nuk mund t’i ikë nga përgjegjësia për dy arsye. Së pari, ose duhet të deklarohet se është shtet i pafat nga arsyeja e sigurisë dhe nuk ka arritur ta detektojë këtë organizim kaq të madh ose duhet të dëshmojë pse nuk i ka shpërndarë këto informacione, së paku me NATO-n, nëse nuk ka dashur t’i ndajë ato me Kosovën. Serbia”.

Çfarë pritet të ndodhë pas sulmit në Banjskë?

“Është shumë e rëndësishme që indiciet nga SHBA kanë filluar një hetim për të parë nëse ky grup i armatosur apo edhe grupe të tjera mund të kenë përdorur pajisje që SHBA-të mund t’i kenë dhuruar Serbisë në kuptimin e Institucioneve të sigurisë.

E dyta, NATO të vlerësojë në aspekt profesional dhe operacional nëse ky grup paramilitar i Serbisë nënkupton shkelje të marrëveshjes tekniko-ushtarake, marrëveshjes së Kumanovës dhe kjo do të nënkuptonte një forcë tjetër në raport me Serbisë. Jam i bindur që secili shtet anëtar i NATO-s, në këtë rast edhe Shqipëria, për definimin e sanksioneve ndaj Serbisë, duke filluar nga përjashtimi i përkohshëm nga partneriteti për paqe për Serbinë”.

“Milan Radoiçiç, i autorizuari i Vuçiç. U lirua për të vazhduar operacionet e tij”

“Loja me Radoiçiçit është lirim për të vazhduar komunikimin dhe operacionet e tij. Unë jam i bindur se Radoiçiç nuk është i vetëm në këto operacione. Ai është i autorizuari special i Presidentit Vuçiç dhe shefit të Shërbimit Sekret, Vulin. Absolutisht, ai nuk ka vepruar me kokën e tij. Serbia, nëse pretendon se është shtet serioz do ta kishte ndaluar atë me kohë në kufij, para se të futej në Kosovë, madje do ta arrestonte për vepra penale, por ky nuk është rasti.

Unë mendoj se një presion i lartë i NATO-s, sidomos për shkelje të marrëveshjes së Kumanovës, do të ulte Serbinë në një pozicion që do të merrte përgjegjësitë që i takojnë, ndoshta dhe me një reformim të thellë të sigurisë atje. Milan Radoiçiç nuk është i njohur vetëm nga institucionet e sigurisë në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, këtë e tregon edhe fakti që është në listën e zezë të SHBA-së. E them me përgjegjësi që Milan Radoiçiç është i kontraktuari kryesor për Kosovën i Vuçiçit.

Çfarë sanksionesh mund të vendosen ndaj Serbisë?

“Së pari, largimi i Serbisë nga partneriteti për paqe me NATO-n, pasi ata nuk janë shtet serioz për sigurinë rajonale dhe globale. Së dyti, vendosja e sanksioneve në çështjet e sigurisë dhe te mbrojtjes. Së treti, është kushtëzimi i NATO-s i drejtpërdrejtë për Serbinë për të mbyllur qendrën e spiunazhit rus që ekziston prej më shumë se një dekade në Nish.

A janë institucionet e sigurisë në Kosovë në gjendje për të reaguar në çdo situatë?

“Niveli i vigjilencës është në nivel të duhur, të mjaftueshëm për të reaguar në secilën situatë. Kemi vendim urgjent të NATO-s për të shtuar trupat. Duka larguar çdo lloj keqkuptimi që po ndodh në opinion rreth rolit të KFOR-it dhe detyrave që duhet të marrë ai në veri, unë besoj se KFOR-i duhet të rrisë patrullimin e përbashkët me policinë e Kosovës të kufirit”.

Etiketa: agjentigrupi terroristskenaret

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Gërvalla-Daçiç, a do të takohen në Tiranë? Negociatat nga Gjermania

Gërvalla-Daçiç, a do të takohen në Tiranë? Negociatat nga Gjermania

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com