GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skenarët e opozitës për bllokimin e Kuvendit, Nallbati: S’do lejojmë shuarjen e…

18:46 - 19/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nallbati: Partia ka nevojë për anëtarë, ndërsa Basha për kryetar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bledjon Nallbati, një prej deputetëve demokratë që përfshihet në atë që njihet si grupimi Berisha-Bardhi dhe që protestoi sot në sallën e Kuvendit, duke bllokuar seancën parlamentare, akuzoi mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama se nuk lejon në Parlament opozitarizmin.

Për “Neës Line” në Abcnews, Nallbati theksoi se ata si deputetë do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur të drejtën e opozitës që ia jep vetëm Kushtetuta.

Sakaq, ai ka theksuar se ne nuk do ta lejojmë të asgjësohet opozitarizmi dhe patjetër që ne do të reagojmë në të gjitha format për ta mbrojtur.

“Së pari, ne ishim aty siç e kishim paralajmëruar. Për sa kohë kjo mazhorancë do të vazhdojë me këtë mëndësi që të shuajë opozitarizmin në parlamentin e Shqipërisë, ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur të drejtën e opozitës, ato të drejta që jep kushtetuta dhe nuk ka të drejtë askush, as mazhoranca dhe as Edi Rama që t’i jap.

Mbas largimit të deputetëve të mazhorancës, ne kemi qëndruar aty për të diskutuar problemet tona, për atë se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen në seancat e radhës, duke pasur parasysh dhe vendimet që mori mazhoranca me sekretariatin e famshëm të etikës, ku përjashtojë 23 deputetë të opozitës.

Ky është një element për të treguar që në këtë sallë Parlamenti nuk ka më opozitarizëm, domethënë mazhoranca nuk do të lejojë opozitarizmin.

Ndërkohë që ne nuk do ta lejojmë të asgjësohet opozitarizmi dhe patjetër që ne do të reagojmë në të gjitha format për ta mbrojtur. Kjo është një nga format.

Nuk ka thënë kush se do të vrasë veten në parlament. Ne kemi diskutuar shpesh në mbledhjet që kemi bërë me njëri-tjetrin dhe patjetër kemi rënë dakord dhe kemi marrë vendimin që jemi ne deputetët që do ta bëjmë sakrificën në parlament në emër të qytetarëve që na kanë votuar, në emër të opozitarizmit, në emër të pluralizmit në këët vend.

Pastaj, ne pasi të bëjmë sakrificat tona, ne kërkojmë mbështetjen e njerëzve tanë në bazë, e demokratëve, e anëtarëve të PD-së. Fillimisht, jemi ne ata që do duhet ta bëjmë. Ne kemi marrë vendim që ta bëjmë betejën me këtë qeveri”, tha Nallbati.

Etiketa: kuvendNallbatiOpozita

Lajme të lidhura

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh
Breaking Views

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar
Breaking Views

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26
Para
Arrestimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Pampuri: Policia bashkëpunon me Ramën

Protesta e opozitës në Kuvend, Pampuri: Skena qesharake, bëhen për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Lexo më shumë
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com