GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Skenarët e rrëzimit të qeverisë Kurti nga mafia e Edi Ramës dhe e Aleksandër Vuçiqit!

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Një shqiptar argat i politikave dhe interesave të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Më 8 qershor në samitin e Open Serbia në Ohër kryeministri Rama është deklaruar se “Deri në shtator do ta rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit”! Pra se edhe do ta izolojë presidenten Osmani! Por, skenarët janë më të hershëm se me 8 qershor. Ajo që po ndodh këto dy ditë në Kosovë e provon faktin se parapërgatitjet për rrëzimin e qeverisë së këtij vendi kanë nisur shumë herët. Dhe që Edi Rama është i ngarkuari i Aleksandër Vuçiqit ta kryejë këtë detyrë shtëpie, kjo nuk vihet në dyshim! Por, cilët janë skenarët e këtij akti jo demokratik, anti-kombëtar dhe të paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar?!

Së pari, Edi Rama me ndihmën e Baton Haxhiut ka përcaktuar aleatët brenda Kosovës. Dje dhe sot publiku e mësoi se cilët janë këta aleatë. Behgjet Pacolli na del edhe kësaj radhë në radhën kryesore të shërbimeve ndaj Beogradit, Moskës dhe qendrave të tjera anti-shqiptare. Për Pacollin Rama qenka kryeministri më i mirë në botë. Në fakt ai ka të drejtë! Për herë të parë në histori Rama jep modelin e qeverisjes mafioze. Për mafiozin Pacolli, nuk ka kryeministër më të mirë se ai që i shërben mafies! Aleatë të tjerë brenda Kosovës janë disa biznesmenë të oligarkisë Thaçi, si Devolli, por edhe si Ramiz Kelmendi i maskuar me lëkurën e LDK-së!

Pas këtyre në taborin e vet Rama ka përzgjedhur disa analistë e gazetarë të Kosovës, të cilët njihen për armiqësitë e hapura me kryeministrin Kurti. Mobilizimi i opozitës përfshirë biznesin e median mafioze të Kosovës është skenari i parë dhe kryesor i Edi Ramës në misionin e tij pro-serb të rrëzimit të një qeverie anti-serbe në Kosovë! Përmes këtyre ai nxit protestat e veteranëve, sindikatës së arsimit e sindikatave të tjera të estabilishmentit të vjetër Thaçi – Mustafa- Haradinaj! E them dhe njëherë: Ky i fundit, Haradinaj, nuk është si ata dy të parët, por është i implikuar në disa punë të pista të dy të parëve!

Skenari i dytë është përçarja e Vetëvendosjes. Glauk Konjufca është ndoshta njeriu që mund të udhëheqë një lloj opozite brenda kësaj partie kundër qeverisë Kurti. Por, do të aktivizohen e do të provokojnë edhe socialdemokratët e Ramës në Prishtinë! Fakti që Glauku ishte në Hagë e komprometon figurën e tij si politikan dhe shtetar. Nuk e di sa ky veprim është në pajtim me logjikën dhe bindjet e Albin Kurtit, por shoh se Konjufca nuk respekton viktimat me emra shqiptarësh dhe kundërshtarë politikë të Hashim Thaçit! E para se të respektosh të akuzuarin për eliminimin e viktimave duhen respektuar këto të fundit! Ose kreu i parlamentit le t’i identifikonte vrasësit e mbi 100 shqiptarëve të eliminuar si kundërshtarë politikë të Thaçit, e pastaj të shkonte te Hashimi në Hagë! E shoh me dyshim atë që bën Glauku! Dhe të dyshosh nuk është mëkat! Inshallah ndodh ndryshe!

Së treti, Edi Rama është në sulm frontal për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse beson që do të ketë mbështetjen e lobit të Sorosit në SHBA! Kjo ka mundësi të ndodhë. Por nuk do ta ketë mbështetjen e SHBA-ve! Ndërkohë do të ketë kundër-reagimin e Berlinit e të Brukselit. Kurti në Berlin ka mbështetje totale! Ndërkohë Rama në Berlin shihet tashmë si një Ruinierer i paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale! Madje si një mafioz! Për këtë arsye edhe mund të ndodhë që të rritet numri i atyre që zënë qelitë e Hagës dhe mbështetësit e Ramës ta kenë të pamundur të veprojnë kundër një qeverie demokratike.

Megjithatë thelbi i gjithçkaje lidhet me faktin se skenarët e Edi Ramës dhe të Aleksandër Vuçiqit bazohen në paratë dhe mbështetjen totale të qeverisjes mafioze në Shqipëri e në Serbi dhe në objektivat që mafia ka për të realizuar përmes Open-Serbisë! Kreu i kësaj “mafie” është Sorosi! Dy manekinët e tij në Beograd e në Tiranë janë presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë. Këta dy ndryshojnë nga njëri-tjetri. Mafia serbe synon krijimin e Serbisë së Madhe, mafia shqiptare synon grataçielat në Tiranë!

Pengesë e madhe për këtë mafie është demokracia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe mafies në Kosovë. Pra, janë reformat e qeverisë së Albin Kurtit! Atëherë duhen mobilizuar të gjitha qelbësirat mafioze që Albin Kurti të largohet nga pushteti!

Por, zoti Kurti e ka shansin të shndërrohet jo vetëm në një lider unik të Kosovës! Ai mund të shndërrohet në një mit, nëse merr masat për t’u mbrojtur mirë nga kërcënimi mafioz i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit! Ai duhet të mbijetojë në këtë duel të frikshëm, që Kosovës dhe shqiptarisë i sjell vetëm destabilizim e regres.

Albin Kurti duhet të rezistojë jo për interesat e tij personale. Por, se ai po e kryen një mision: – Ta pastrojë Kosovën nga mafia dhe nga mafiozët! Dhe duhet ta nisë nga ata më të rrezikshmit, Behgjet Pacolli e Devolli! Sepse këta punojnë me paratë e mafies. Mjafton të kontrollojë bilancet e këtyre kompanive dhe do të gjejë të fshehtën e mafies brenda tyre!

Nëse ndodh e vihen nën presionin e madh të mafies, Kurti, Osmani dhe kushdo tjetër që nuk është mafioz në politikën shqiptare duhet të mobilizojnë qytetarët në luftën kundër kësaj mafie. Ndërkohë, derisa Rama ka dalë hapur me skenarin për rrëzimin e qeverisë demokratike të Albin Kurtit, forcat anti-mafioze në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e kudo ku jetojnë shqiptarët duhet të bashkohen kundër mafies Rama-Vuçiq! Nuk ka më vlerë nëse je i majtë apo i djathtë: Vija e ndarjes është nëse je ose nuk je mafioz! Mafia kërkon luftë, luftës i duhet kundërvënë me të njëjtat mjete! Këtu rol të madh ka opozita e Shqipërisë, e cila ka të gjitha arsyet që ta ngrejë qytetarinë shqiptare në këmbë në mbrojtje të shtetit të së drejtës e luftën kundër mafies së Edi Ramës!

 

Etiketa: Albin KurtiAleksander VucicEdi Ramakryesore2mafiaqeveriarrezimiskenaret

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
Para
Bugati 1.7 milionësh i Cristiano Ronaldos bëhet copash në Spanjë

Bugati 1.7 milionësh i Cristiano Ronaldos bëhet copash në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Breaking Views

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

20:25 - 07/10/26

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama është duke...

Lexo më shumë
Aksident në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

Aksident në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

20:24 - 07/10/26
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

20:03 - 07/10/26
Sazan Guri: Kryeministri ka projekte kriminale dhe kërkon të dëbojë shqiptarët, mos ta lejojmë shpopullimin!

Sazan Guri: Kryeministri ka projekte kriminale dhe kërkon të dëbojë shqiptarët, mos ta lejojmë shpopullimin!

19:58 - 07/10/26
Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare

19:48 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com