GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skenari i opozitës, si do hetohen zgjedhjet/ Kush do e drejtojë Komisionin për “masakrën elektorale”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenari i opozitës, si do hetohen zgjedhjet/ Kush do e drejtojë Komisionin për “masakrën elektorale”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë Sali Berisha, kryetari i PD-së së Rithemelimit, njoftoi ngritjen e një komisioni, i cili do të faktonte atë që opozita e cilëson si masakra elektorale e zgjedhjeve të 14 majit.

Gijotina.al ka mësuar se ky komision do të drejtohet nga deputeti Oerd Bylykbashi, ndërkohë që në përbërje të tij do të jenë ekspertët zgjedhore dhe ligjorë, por edhe të deleguarit sipas bashkive, jo vetëm të Rithemelimit, por edhe të Partisë së Lirisë,

Nga burimet mësohet se në këtë komision janë përfshirë Franc Nuri, Çlirim Gjata, Akil Kraja, Ivi Kaso, Ervin Minarolli, të gjithë pjesë e Rithemelimit, të cilëve i janë bashkuar edhe ekspertë zgjedhorë dhe ligjorë nga Partia e Lirisë.

Gjithashtu drejtuesit e fushatës, sipas Bashkive, janë pjesë ndihmëse e komisionit, që ka për detyrë mbledhjen dhe administrimin e fakteve dhe provave me qëllim faktimin e manipulimit zgjedhor.

Dosjet me prova dhe fakte do të synohen të depozitohen pranë çdo organizmi që ka monitoruar zgjedhjet, ndërsa prioritet duket se do të ketë ODIHR, përpara se ky organizëm të publikojë raportin përfundimtar të vlerësimit mbi procesin e 14 majit.

Gjithashtu dosjet do ti dërgohen Këshillit të Europës, më konkretisht Autoriteteve Lokale, të cilat vëzhguan procesin përmes një ekipi, por edhe Brukselit dhe kancelarive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Ky do të jetë hapi i parë, pasi sikundër Berisha ka deklaruar, gjithashtu opozita e drejtuar prej tij, do të kërkojë në Kuvend ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se përmes hetimit parlamentar, opozita do të synojë të faktojë përfshirjen dhe përdorimin e administratës shtetërore, në fushatë, apo në intimidimin e zgjedhësve, përfshi edhe blerjen e votave.

Në deklaratat publike, Berisha është shprehur se shkelja më flagrante është përdorimi i administratës së burgjeve në procesin zgjedhor, ku në të paktën një rast, Bashkinë e Rrogozhinës, opozita e ka humbur pikërisht nga votat në kutinë e burgut.

“Publikisht me vendime qeverie si kurrë ndonjëherë tjetër, propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë”, ka deklaruar Berisha.

Dhe duket se pikërisht këto do të përbëjnë edhe thelbin e kërkesës për një hetim parlamentar lidhur me zgjedhjet.

Në aspektin ligjor, opozita pritet që çdo provë dhe fakt, sipas bashkive, do të depozitohen në SPAK, proces ky që ka nisur në mënyrë individuale nga disa prej kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në SPAK deri më tani janë depozituar një seri kallëzimesh nga kandidatët opozitarë, ku të kallëzuar nuk janë vetëm kryebashkiakët socialistë, por edhe drejtorë të rëndësishëm të administratës lokale apo qendrore, të cilët akuzohen se janë angazhuar në manipulimet zgjedhore.

Precedenti i 2001

Duket se demokratët e drejtuar nga Berisha do të aplikojnë të njëjtën skemë si ajo e vitit 2001, ku pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit të asaj kohe, hartuan dosje voluminoze të manipulimit, të cilat iu dorëzuan faktorit ndërkombëtar.

Faktimi i manipulimit në atë kohë i zgjedhjeve ndaloi socialistët që drejtoheshin nga Fatos Nano të zgjidhnin të vetëm Presidentin e vendit, edhe pse nga zgjedhjet arritën të merrnin 84 mandatet e nevojshme.

Kjo më pas pasoi  atë që njihet si marrëveshja e madhe mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos, që çoi jo vetëm në zgjedhjen e Presidentit konsensual, por edhe të drejtuesve të disa prej institucioneve kushtetuese, si Avokatit të Popullit, Kryetarit të KLSH, kreut të SHISH, Prokurorit të Përgjithshëm etj.

 

Etiketa: Fatos Nanomasaker zgjedhoreseli berisha

Lajme të lidhura

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë
Aktualitet

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Para
Vasili: Drejtësia duhet të reagojë urgjent ndaj manipulatorit Veliaj

Vasili: Drejtësia duhet të reagojë urgjent ndaj manipulatorit Veliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League
Sport

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26

Ismail Kartal ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Fenerbahçes pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve....

Lexo më shumë
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com