GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skenari i PD/ Bardhi: Qeveri teknike për një periudhë të caktuar para zgjedhjeve

22:00 - 03/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenari i PD/ Bardhi: Qeveri teknike për një periudhë të caktuar para zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kërkesa themelore e opozitës është krijimi i qeverisë teknike për një periudhë të caktuar para zgjedhjeve”, kështu u shpreh kreu i grupit të PD Gazment Bardhi sonte në studion e “Opinion”.

Sipas tij ky aksion i së djathtës ndryshe nga herët e tjera vjen në disa drejtime. Bardhi theksoi se Partia Demokratike nuk i shmanget më zgjedhjeve dhe se tensionet e fundit në Kuvend kanë ardhur të detyruara nga mazhoranca.

-Bardhi, çfarë do me thënë mosbindje civile? Çfarë skenari keni? Se këtë që po bëni në Parlament keni një vit rresht, thoni që me Ramën s’ka zgjedhje, nga ana tjetër po shkoni drejt zgjedhjeve.

Gazment Bardhi: Këto veprime nuk janë zgjedhje jonë, janë akt i detyruar nga sjellja e palës tjetër, sikundër beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po themi, reagimi nuk është zgjedhje jona, është rrugë në të cilën na ka detyruar të futemi kundërshtari ynë politik që ka asgjësuar zgjedhjet në vend. Padyshim që strategjia që do ndjekë PD ndryshe nga e shkuara, nuk do jetë vetëm në një drejtim.

-Po çfarë do bëni?

Gazment Bardhi: Rezistenca apo reagimi? Paralelisht me këtë partia ka hyrë në procesin e vet të përgatitjes për zgjedhje, organizimi elektoral i strukturave të partisë…

-Pra do hyni në zgjedhje me Ramën?

Gazment Bardhi: Patjetër!

-Do ua vjedhë Rama prapë domethënë?

Gazment Bardhi: Ne do luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

-Keni një skenar konkret?

Gazment Bardhi: Një pikë e gjithë aksionit opozitar ka qenë krijimi i qeverisë teknike për të garantuar barazinë e palëve në zgjedhje.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese që i kanë shkuar në aplikacionin “Signal” nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”.

Bardhi pretendoi se këto mesazhe janë një sajesë dhe lidhen me denoncimet e tij në Kuvend për përgjimet në “Sky Ecc”.

“Mesazhet dhe kjo sajesë ka të bëjë me përballjen me kryeministrin në Kuvend për përgjimet në “Sky Ecc”. Bëhet fjalë për një sekret hetimor. Në përgjimet që disponoj dalin lidhje të anëtarëve të qeverisë që ndihmojnë krimin. Kam të dhëna që SPAK-u i disponon bisedat. Në to eksponentët e pushtetit ndërhyjnë te drejtësia në ndihmë të krimit”, theksoi ai në emisionin “Opinion”.

gijotina.com/

Etiketa: Gazmend BardhiKryesore1

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Para
Dënimi i deputetit/ Flamur Noka: Fatmir Xhafaj duhet të hetohej pas denoncimit të Salianjit

Dënimi i deputetit/ Flamur Noka: Fatmir Xhafaj duhet të hetohej pas denoncimit të Salianjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com