GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skenari për ekzekutimin e Alibejt/ Do ndiznin zjarr në pallat, Vis Daka do hynte si zjarrfikës për të vrarë

21:14 - 15/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenari për ekzekutimin e Alibejt/ Do ndiznin zjarr në pallat, Vis Daka do hynte si zjarrfikës për të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes planeve të shumtë dhe sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen e Erjon Alibej në Elbasan, organizata e drejtuar nga vëllezërit Çopja synoi të vinte në zbatim ekzekutimin me snajper të Alibej brenda burgut të Bradasheshit dhe brenda shtëpisë së tij në Elbasan.

Në shtëpi Alibej pretendohet nga SPAK se do vritej përmes një skenari që do vihej në zbatim nga Ervis Daka alias Dragoviç, i cili do inskenonte një zjarr të qëllimshëm brenda në pallat dhe më pas Daka i veshur me uniform zjarrfikësi do hynte në brenda ambjenteve të shtëpi ku do qëllonte Erjon Alibej.

Kurse skenari i dytë lidhet me vrasjen e tij me snajper nga Altin Ndoci, teksa Alibej qëndronte i izoluar në burgun e Bradasheshit dhe pikërisht në dhomën ku kishte patur qëndruar më par dhe Admir Tafilaj, i dënuar me burg të përjetshëm.

Sipas dosjes hetimore në 18 shkurt 2020, Mikael Qosja alias Kamami ka biseduar me Ervis Daka për vrasjen e Erion Alibej.

Ervis Daka shpreh dëshirën për të ekzekutuar Erion Alibej dhe është i gatshëm “…të bëhet ai Kurban…” vetëm kjo punë të mbarojë.

Në vijim Ervis Daka e pyet Mikael Kamamin, nëse njeh dikë tek pallati i Erion Alibej, me qëllim ndezjen e një zjarri dhe që më pas të futet Ervis Daka si zjarrfikës dhe të ekzekutoj Erion Alibej.

Këto mesazhe i janë dërguar dhe Franc Çopja në Forëard nga Mikael Kamami. Ndërkohë në datën 2 mars 2020 Mikael Kamami, ka biseduar me Besmir Haxhian (i vrarë në Durrës) për ekzekutimin e Erion Alibej me një dron.

Besmir Haxhia, i ka thënë Mikael Kamamit se këtë ngjarje do ta kryej grupi i tyre dhe nuk duhet të angazhojnë persona të tjerë pasi sipas tij, kjo gjë mund t’i ekspozojë.

Ndërkohë në 4 Mars 2020, Mikael Kamami, bisedon me Franc Çopjan, të cilin e informon duke i thënë se snajperi dhe dronët do jenë gati për ekzekutimin e Erion Alibej.

Mikael Kamami, që përdor nofkën “Canada Ca” dhe Altin Ndoci që përdor nofkën “The first time” kanë shkëmbyer disa mesazhe ku evidentohet se është zhvilluar bisedë ndërmjet Altin Ndocit dhe “Çoles” Flobenc Gega alias Meçja alias Drini.

Sipas Altin Ndocit, “Çolja” do të nxjerrë në pritë “Krymin” (Erion Alibej) kur të dalë nga burgu dhe do e qërojë. Biseda zhvillohet në kohën që është zhvilluar kur Erion Alibej ka qenë në IEVP, Elbasan.

Sipas Mikael Kamamit shuma për ekzekutimin e Erion Alibej varion nga 500.000 deri në 1.000.000 Euro.

Altin Ndoci ka dhënë detaje se nuk mund të godasin me snajper tek Erion Alibej pasi ka vështirësi nuk mund të depërtojnë plumbat pasi janë godinat që e mbrojnë.

Altin Ndoci ka dhënë detaje se në atë dhomë që po qëndron Erion Alibej ka qëndruar dhe Tafili.

/Ora News/

Etiketa: erjon alibejErvis DakaFranc ÇopjaHajdar ÇopjaKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Dëmtohet Manaj, 3 javë jashtë fushave

Dëmtohet Manaj, 3 javë jashtë fushave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com