GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Skenaristët e Kalifornisë vazhdojnë grevën duke i kushtuar miliona dollarë Hollivudit

21:12 - 30/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenaristët e Kalifornisë vazhdojnë grevën duke i kushtuar miliona dollarë Hollivudit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grevë e skenaristëve në Hollywood po vazhdon prej dy muajsh, duke e ndërprerë në thelb prodhimin e skenarëve televizivë dhe duke i kushtuar Kalifornisë miliona dollarë humbje çdo ditë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan sjell më shumë hollësi.

Që nga fillimi i majit, skenaristët në Hollywood kanë qenë çdo ditë jashtë studiove të filmave, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14:00, me tabela në dorë duke kërkuar paga më të mira.

Skenaristi i Hollivudit, Stuart Beattie, i cili shkroi skenarin për Piratët e Karaibeve dhe Unë, Frankenstein-i thotë se jeta e tij ka ndryshuar drejtim – në vend që të shkruaj skenarë, ai tani është i zënë me protestën çdo ditë, duke luftuar për të drejtat e tij.

“Askush nga ne nuk donte të ishte këtu. Të gjithë do të donim të tregonim histori. Por jemi detyruar të dalim këtu në protesta”.

Skenaristi Beattie del në grevë bashkë me të djalin e tij – një skenarist i ardhshëm gjithashtu. Gjatë serisë së fundit të grevave në vitin 2007, të dy shkuan gjithashtu bashkë.

“Në vitin 2007 kisha djalin me vete; ai ishte shumë më i vogël atëherë. Tani është shumë më i madh, kështu që ky është ndryshimi. Por në vitin 2007 m’u desh t’u shpjegoja njerëzve pse po protestonim – njerëzit nuk e kuptonin, disa madje ishin të zemëruar me ne që protestonim.”

Sipas Institutit Milken, greva e vitit 2007 i kushtoi Kalifornisë afërsisht 2 miliardë dollarë. Sipas Shoqatës së Shkrimtarëve, kjo grevë tani po i kushton Kalifornisë dhe Hollivudit rreth 30 milionë dollarë në ditë të ardhura të humbura.

Edhe bizneset e vogla të Kalifornisë po vuajnë. Pastruesit kimik të firmës Milt & Edie janë gjithashtu në pozitë të vështirë. Përpara grevës, drejtori i përgjithshëm Robert Shapiro thotë se shumë studio të mëdha vinin për t’u kujdesur për kostumet e tyre.

“Padyshim që kemi parë një rënie në biznesin tonë, kryesisht për shkak se shumë shfaqje kanë pushuar së xhiruari, dhe si rezultat po shohim shumë më pak stilistë dhe klientë që vijnë. Restorantet dhe artistët e grimit po humbasin gjithashtu para, ashtu si edhe parukierët, luleshitësit, dekoruesit dhe elektriçistët.

Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se sa mund të zgjasë greva. Asnjë bisedë midis studiove dhe shkrimtarëve nuk është planifikuar dhe ka një shans që anëtarët e Shoqatës së Aktorëve të Ekranit të hyjnë gjithashtu në grevë. Kontrata e tyre skadon të premten./VOA

Etiketa: Hollywoodskenaristet

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Basha: Do kthej besimin te shqiptarët për votën dhe politikën, ja 4 ndryshimet Kushtetuese…

Basha: Do kthej besimin te shqiptarët për votën dhe politikën, ja 4 ndryshimet Kushtetuese...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com