GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skënderbeu, Gvozdenoviç: Jemi 95% të kompletuar, shpresoj që…

19:42 - 15/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Skënderbeu, Gvozdenoviç: Jemi 95% të kompletuar, shpresoj që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skënderbeu do të zhvillojë testin e fundit dhe me shumë mundësi do të jetë prova gjenerale në dispozicion e trajnerit Gvozdenoviç për të parë gjendjen e ekipit për startin e sezonit.

Pikërisht ky ka qenë mendimi i numrit një të pankinës korçare në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”. Gvozdenoviç është shprehur i kënaqur që ekipi i tij po merr formën e plotë në maksimumin e vet, teksa së fundmi ka marrë edhe përgjigje pozitive nga stafi atletik për gjendjen e dy sulmuesve.

Sulmues të cilët pritet që trajneri serb t’i testojë nga minuta e parë në ndeshjen miqësore që korçarët do të luajnë ndaj Lushnjës.

“Ekipi tashmë mund të themi se është në masën 95% i kompletuar dhe është ndërtuar ashtu siç ne kemi dashur prej ditës së parë.

Jam i kënaqur me punën e bërë deri tani, por kjo nuk do të thotë se kemi përfunduar gjithçka. Kemi kohë ende të tregohemi oportunistë në atë që do të na referojë merkatoja dhe njëkohësisht të fillojmë të mendojmë për nisjen e sezonit.

Për fat të mirë kemi mundësi ende të testojmë lojtarët për të krijuar idenë më të saktë të gjendjes së tyre. Pikërisht për këtë kemi vendosur të zhvillojmë një test miqësor të mërkurën për të parë më qartë edhe afrimet e fundit”, theksoi fillimisht Gvozdenoviçi, i cili më pas u ndal edhe te gjendja e dy sulmuesve.

“Për fat të mirë kemi marrë njoftime të gëzueshme nga ana e stafit atletik që po punon me dy lojtarët e rinj. Si Fleçer edhe Diabi duket se kanë rritur formën e tyre fizike dhe kanë treguar se mund të jenë gati për t’u bashkuar me grupin pak e nga pak.

Kjo na bën të ndihemi më të qetë. Pikërisht edhe në testin ndaj Lushnjës do të kemi mundësi që t’i testojmë dhe të shohim në fushë realisht gjendjen e tyre. Do të jetë një test general para fillimit të kampionatit dhe për këtë shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, përfundoi trajneri bardhekuq Ivan Gvozdenoviç./PanoramaSport

Etiketa: Ivan GvozdenovicSkendërbeu

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Rrezikoi jetën e plazhistëve, bllokohet skafi e ndëshkohet drejtuesi

Prag tragjedie në Himarë, shpërthen bidoni i benzinës në skaf

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com