GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skënderbeu kërkon mbrojtës e sulmues, trajneri: E mbyllur…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Skënderbeu kërkon mbrojtës e sulmues, trajneri: E mbyllur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skënderbeu është sërish në merkato dhe këtë herë dy janë kërkesat e stafit karshi drejtuesve të klubit. Pas mbërritjes në Korçë të sulmuesit Zhordan Fleçer dhe pritjes për rikthimin e ganezit Randi Dumfur, korçarët kanë parë të dështojnë transferimet e Mensah dhe Zhibril.

Ganezi i Partizanit është një tratativë e mbyllur tashmë dhe me shumë mundësi do të qëndrojë si pjesë e të kuqve për shkak të avancimit të tyre në Europë. Kjo ka qenë një prej motiveve që sollën mbylljen pa sukses të kësaj negociate mes palëve.

Nga ana tjetër, Bubakar Zhibril Gumei nga Nigeri, nuk është se ka bindur cilësisht drejtuesit e Skënderbeut, të cilët kanë bërë prapakthehu në mënyrë që të mos shpenzonin shuma të tepërta për një lojtar që nuk ka përmbushur pretendimet e trajnerit.

Në kushte të tilla, lind e udhës që bardhekuqtë të hyjnë sërish në merkato për të kompletuar pozicionet, duke dubluar lojtarët. Kujtojmë këtu që edhe pse sulmi është i populluar me shumë element, për momentin si pikë referimi është vetëm Ardit Nikaj dhe deri diku Rashica apo Fleçer që mund të përshtaten.

Për këtë mund të thuhet se në Korçë mungon pika e referimit që nxjerr ekipin përpara, prandaj dhe Gvozdenoviç pret patjetër qendërsulmues.

KËRKESAT

Trajneri i Skënderbeut po kërkon të ketë në ekip sulmuesin e shumëpritur. Në një prononcim për median sportive shqiptare “Panorama Sport”, i pyetur në lidhje me merkaton, Gvozdenoviç u shpreh se gjithçka është e hapur, madje korçarët janë të interesuar sipas tij edhe për një qendërmbrojtës tjetër, veç sulmuesit.

“Ne jemi sërish në merkato dhe do të kërkojmë deri në fund të plotësojmë ekipin me dy lojtarë për çdo pozicion. Për momentin mund të them se Mensah apo lojtarë të tjerë që janë lakuar nuk do të jenë pjesë e Skënderbeut. Por, është e sigurt që ne po kërkojmë sulmues dhe shpresoj të gjejmë alternativën e duhur.

Veç sulmuesit, ekipi ka nevojë edhe për një tjetër mbrojtës, pasi për momentin kemi vetëm dy lojtarë në qendër të prapavijës dhe Randin që ende nuk është bashkuar me grupin. Kjo na bën të brishtë në këtë repart, pasi sezoni është shumë i gjatë”, ka thënë serbi i pankinës./PanoramaSport

Etiketa: Skendërbeu

Lajme të lidhura

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun
Breaking Views

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
Para
Dhunuan përmbaruesit, policia arreston babë e bir në Librazhd

Trafik emigrantësh, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com