GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skënderbeu vs Partizani, mungesat te dy ekipet. Ja si pritet të rreshtohen

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Skënderbeu rikthehet te fitorja, mposht Erzenin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skënderbeu-Partizani përballen në orën 16:30 në stadiumin e Korçës.

Pas fitores ndaj Erzenit, te “Ujqësit e Dëborës” është rikthyer qetësia dhe takimi ndaj kampionëve në fuqi pritet me shumë interes në qytetin juglindor.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë në dispozicion njërin prej titullarëve më stabël në repartin e mbrojtjes, ganezin Randi Dumfur.

Ky i fundit ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, duke u bërë lojtari i parë që merr kaq shumë ndëshkime te bardhekuqtë në këtë start sezoni. Pjesa tjetër e skuadrës është gati kundër Partizanit.

Formacioni i mundshëm te Skenderbeu:

3-5-2: Alia, Frashëri, Ramos, Preniçi, Vangjeli (Gerco), Liço, Rabi, Pecani, Shaqe, Nikaj, Rashica

Ndërkohë për ekipin e “Demave” pritet që katër titullarë të mos jenë të gatshëm në sfidën e sotme.

Qirko është kthyer të stërvitet normalisht, por ka ende pasiguri. Ndërkohë, Andi Hadroj vijon të ketë probleme muskulore dhe nuk do të jetë gati për Skënderbeun, por rrezikon edhe sfidën e radhës ndaj Teutës.

Valentino Murataj pësoi një tërheqje të gradës së parë në ndeshjen ndaj Dinamos dhe gjatë javës ai është stërvitur i veçuar dhe duket mjaft e vështirë që të jetë në fushë ndaj Skënderbeut.

Një tjetër lider i mesfushës, Arinaldo Rrapaj, nuk do të jetë i gatshëm. Vlonjati ndien dhimbje në pjesën e kofshës dhe nuk është në gjendje të luajë.

Këto mungesa të rëndësishme e vënë Zekiçin mjaft në vështirësi, por duhet thënë se alternativat nuk mungojnë, veçanërisht në mesfushë, aty ku “gropa” është më e madhe.

Sa i përket 11-shes, mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa Mehmeti dhe Maget pritet të vendosen para difensivës, me senegalezin, që do të duhet të mendojë më së shumti për fazën defensive.

Para tyre pritet të luajë Taipi, teksa sulmi mendohet të jetë me tre. Da Silva në krah, ndërkaq me shumë mundësi rikthehen Mba dhe Da Silva si titullarë.

Formacioni i mundshëm te Partizani:

4-2-3-1: Hoxha; Zekolli, Bytyçi, Sota, Atanaskovski, Mehmeti, Maget, Taipi, Bintskuka, Mba, Da Silva

Etiketa: PartizaniPerballjaskenderbeu

Lajme të lidhura

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26
“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

12:57 - 27/10/26
Harry Kane shpallet “mbret” i futbollit, fiton Topin e Artë 2026!
Sport

Harry Kane shpallet “mbret” i futbollit, fiton Topin e Artë 2026!

07:27 - 27/10/26
Para
Plagoset minatori në Bulqizë, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri

Aksidentohet një punëtor në minierën e kromit në Bulqizë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë mori pjesë në turneun përkujtimor të organizuar më 26 tetor në stadiumin “Loni Papuçiu” në...

Lexo më shumë
Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e Vuçiç ose të Çausheskut!

Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e Vuçiç ose të Çausheskut!

13:12 - 27/10/26
“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

12:57 - 27/10/26
Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional

12:46 - 27/10/26
Gjykata e Tiranës liron 12 protestues, vijon shqyrtimi për 10 të tjerë

Gjykata e Tiranës liron 12 protestues, vijon shqyrtimi për 10 të tjerë

12:28 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com