GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

18:30 - 15/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë gjithmonë e njëjtë, “do e raportojmë”, por asnjëherë nuk është marrë një masë konkrete për të zgjidhur problemin.

Banorët shprehen të shqetësuar, duke theksuar se janë familje me fëmijë dhe të moshuar, dhe se është e pamundur të jetosh pa ujë, sidomos në një periudhë të nxehtë vere. Ata bëjnë me dije se që nga qershori është ardhur vetëm një herë për 10 minuta ujë, dhe më pas nuk ka ardhur më asnjë pikë uji. Sipas banorëve, për çdo kërkesë të bëre, përgjigjja ka qenë se do të raportohen problemet, por pa ndonjë ndërhyrje reale.

Banorët apeluan për publikimin e situatës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia me kryetaren e komanduar Anuela Ristani dhe UKT e Skerdi Drenovës për të marrë masa urgjente. Ata shprehen se jeta e tyre është bërë e paqëndrueshme dhe se nuk mund të durojnë më pa ujë në vitin 2025, në kryeqytet. Ata shpresojnë që, përmes këtij publikimi, të zgjidhet një herë e mirë kjo çështje kaq serioze.

“Ju lutem publikojeni këtë problem sepse jemi në hall! Banojmë në rrugën Jordan Misja, Tiranë, dhe që nga qershori jemi pa asnjë pikë uji. Çdo ditë marrim UKT-në në telefon, kemi bërë me dhjetëra ankesa, por përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “Do e raportojmë”. Kanë kaluar muaj të tërë dhe askush nuk ka ardhur të zgjidhë problemin. Jemi familje me fëmijë dhe të moshuar, është e pamundur të jetosh pa ujë në 2025 në kryeqytet! Ju lutem ta publikoni që institucionet të marrin masa urgjente, se jemi në hall. Që në qershor ka ardhur vetëm një herë për 10 minuta dhe nuk ka ardhur më asnjë pikë. I marrim në telefon ata te ujësjellësit dhe thonë: “Do e raportojmë, sepse në qershor kam ardhur tek kjo lagje dhe, sa kam kuptuar, vetëm 2-3 shtëpi s’kanë ujë.” Po, kemi bërë ankesa te ujësjellësi dhe besoj e kupton çfarë do të thotë të jesh pa ujë në gjithë këtë të nxehtë, dhe përgjigja që kam marrë është: “Po, do e rregullojmë, po askush nuk ka ardhur.” Ja ku e ke sahatin e ujit që tregon që nuk ka ujë.” – shkruan denoncuesi për JOQ.

Etiketa: furnizimi me ujeKryesore1Skerdi DrenovaTiraneujeUKT

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Tërmet i fortë në Qipro, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com