GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skerdi i OST-së, 130 mijë euro tender për trajtim kozmetik për punonjëset femra

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skerdi i OST-së, 130 mijë euro tender për trajtim kozmetik për punonjëset femra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra. Skerdi Drenova, kreu i OST-së, dikur një nga drejtuesit e Top Channel, është shquar më shumë për disiplinën dhe kodin e veshjes në punë sesa për menaxhimin e financave apo edhe drejtimin juridik apo ekonomik. Por, pasi la televizionin, Drenova ngjiti shkallët e karrierës në shtet, teksa aktualisht drejton një nga institucionet që menaxhon miliona euro. Dhe, kur të gjithë punonjësit e administratës shtetërore marrin ndihmë mjekësore (nëse kanë nevojë) në shtet, punonjësit e OST-së do të marrin ndihmë mjekësore në privat. Madje, kanë benefite të mëdha, pavarësisht se paguhen me para publike.

OST-ja ka hapur një tender për sigurimin e punonjësve

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, OST-ja ka hapur një tender me objekt sigurimin e punonjësve. Madje, edhe trajtimin e tyre shëndetësor. Çfarë trajtimi z.Drenova? OST-ja u paguan edhe sigurimet shëndetësore për në spitalet shtetërore. Përse bëhet një tender i tillë, kur ata/o janë të siguruar në shtet? Mos vallë këto spitale shtetërore po bëhen vetëm për njerëzit e thjeshtë? Apo për fukarenjtë?!

Sipas dokumentit të mësipërm, Drenova ka firmosur tenderin me objekt “sigurimi i jetës dhe shëndetit për punonjësit e mirëmbajtjes së linjave dhe punonjësve femra”. Pra, një trajtim të veçantë, sipas objektit të tenderit, e kanë edhe femrat! Fondi për këtë tender është 13.290.728 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 130 mijë euro), të cilat janë nga të ardhurat e OST sh.a. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

Dokumenti i tenderit të OST-së, ku punonjëset femra do të kenë edhe trajtime kozmetike

BoldNews.al hulumtoi dokumentet e këtij tenderi, teksa rezulton se do të jenë qindra punonjës të rrjetit të shpërndarjes që do të përfitojnë (nëse do kenë nevojë) trajtim shëndetësor. Ndërkohë, Skerdi Drenova ka menduar edhe për zonjat dhe zonjushat e OST-së, ku mbi 100 punonjëse do të kenë edhe trajtime kozmetike, përveçse atyre shëndetësore. Në dokumente është shkruar mjaft qartë edhe si do bëhet trajtimi kozmetik. “Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”. Pra, bëhet fjalë për një trajtim ekstra, ku Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i kërkon punonjëset të kuruara. Ndoshta për të mirën e punës, ku punonjësit apo shefat të kenë më shumë efektivitet në detyra. Madje, edhe më të qetë! / Boldnews/

 

Etiketa: dokumentfemrakozmetike

Lajme të lidhura

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Para
E rëndë/ 18-vjeçarja rrëmbehet dhe torturohet, pengmarrësit ia presin flokët dhe e hedhin në rrugë

E rëndë/ 18-vjeçarja rrëmbehet dhe torturohet, pengmarrësit ia presin flokët dhe e hedhin në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë
Breaking Views

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke “Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit, pavarësisht...

Lexo më shumë
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com