Skiatorja, Lirika Deva, ka fituar medaljen e artë në garën e FIS-it, të mbajtur në Bansko të Bullgarisë.
Nga dy garat e mbajtura në sllallom, Deva në njërën fitoi të artën, ndërsa në tjetrën nuk arriti të merrte medalje passi doli nga pista e skijimit.
Lirika pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj në Gangwon 2024.
Deva llogaritet si një nga shpresat e skijimit në Kosovë.
Discussion about this post