GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skifterët shqiptarë, 4 të arrestuar në Itali. Anëtari i 5-të humbi jetën… (Emrat)

16:28 - 06/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skifterët shqiptarë, 4 të arrestuar në Itali. Anëtari i 5-të humbi jetën… (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër shqiptarë u arrestuar nga policia italiane, ndërsa i 5-ti, humbi jetën gjatë një aksioni policor. Shqiptarët dyshohet se ishin pjesë e një grupi që grabiste banesat, madje dyshohen për dhjetra të tilla.

Samir, është emri i 38-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën, më 20 tetor përgjatë Autostrada del Sole, Itali në një aksident tragjik pranë Modenës.

Makina e tij, një fuoristradë Stelvio Quadrifoglio, e vjedhur dhe me targë të klonuar rrëshqiti teksa ecte me shpejtësi të madhe, përfundoi në parmakë dhe u përmbys.

Brenda kishte para, sende të vjedhura të një grabitjeje si dhe drogë. Katër bashkëpunëtorët e tjerë u ndaluan dje nga agjentët.

Një bandë e organizuar, e disiplinuar, e pangopur. Me formacionin tipik, 41-vjeçari Andrea Alija, i njohur si “Bledi” në timon, 34-vjeçari Ermal Damzi si vëzhgues dhe dy akrobatët, Kristian “Kristi” Filopati 30 vjeç dhe 32-vjeçari Sajmir Damzi, i njohur si “Miri”, grabisnin shumë apartamente në ditë, kryesisht në provincat e Milanos, Monzës dhe Vareses. Për momentin, katër shqiptarët, të gjithë me precedentë penalë dhe policorë, akuzohen se kanë kryer 17 vjedhje në vetëm 15 ditë, mes 14 dhe 28 tetorit.

Por sipas hetuesve, banda ka kryer edhe dhjetëra grabitje të tjera.

Nga hetimet rezulton se më 14 tetor ata hynë në një apartament në Cassina de Pecchi; më 17 në Gorgonzola; në datën 21 në Busto Arsizio, dhe më pas dy grabitje në Gallarate; në datën 22 është radha e Bussero-s; 23, Brugherio; më datë 25 përsëri në Gallarate (gjatë kësaj bastisjeje, një fqinj i viktimës vëren dy silueta që ngjiten në fasadë), ndërsa aksionet e tjera në mbrëmje përfundojnë keq, raporton media italiane Corriere.

Në Busto Arsizio është alarmi që i bën të ikin. “Do ta kishim hapur kasafortën!”, ankohet njëri. “Do të kishim bërë bingo”, thotë i bindur, ndërsa tjetri e paralajmëron se pronarët “thërrisnin nga distanca zezakët (që nënkupton policinë)”.

Ishte një takim i papritur që shkaktoi një tjetër bastisje në Gallarate: “Ishte brenda, aty ishte plaku brenda dhomës së gjumit duke lexuar një libër…” , thotë një nga hajdutët, i cili, pasi hyn brenda, gjendet pothuajse para pronarit të shtëpisë. Më 26 vizitojnë dy shtëpi në Lissone; në datën 27 janë kthyer në Bussero, dhe dy herë në Monza; më në fund, më 28, në Cardano al Campo dhe Gallarate.

Gjithçka e organizuar në detaje. Çdo mbrëmje banda mblidhej në Varedo, në Brianza. Telefonat celularë liheshin në shtëpi. Të arrestuarit gjetën “veglat e punës” dhe arritën në njërin nga parkingjet në të cilin mbanin të fshehur makinën e garës (Audi Rs3 e vjedhur). Pastrimi i makinës nga çdo përgjues kryhej në baza javore. Targat (të klonuara) ndërroheshin periodikisht. Po ashtu edhe garazhet; një ishte në Rozzano, një tjetër në zonën e Bergamos. Në hyrje, në tokë, ata lanë shenja, copa shiriti ose hala pishe për të zbuluar ndërhyrje të mundshme.

Pas identifikimit të zonës, banda ka synuar banesat të cilat i kishin fikur dritat në muzg. “E shihni që e para dhe e treta janë ndezur – mund t’i dëgjoni në një përgjim- e dyta është i fikur… Betohem se duhet të jetë një miliarder, është një vendbanim…”. Dy “merimangat” u ngjitën lehtësisht mureve dhe ulluqeve, ose u ulën nga çatitë, për të arritur në çdo kat. Ata u futën me forcë mes hekurave dhe dritareve dhe hynin brenda. Çdo herë ata merrnin para, orë dhe xhevahire të cilat i sillnin në shtëpi deri në orën 23.

Ora e kthimit në shtëpi: në atë kohë, “Miri”, i konsideruar si drejtues, duhej të kthehej për kontrollin.

Etiketa: ItaliKryesore1shqiptaretskifteret

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Klubi legjendar britanik “ka prekur zyrtarisht fundin”

United vs Chelsea, Ten Hag: Jemi në drejtimin e duhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com