GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Skuadra e Romës mbërrin në Tiranë, përballet me Partizanin sonte

në Lajme, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Skuadra e Romës mbërrin në Tiranë, përballet me Partizanin sonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skuadra e Romës ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e sotme me Partizanin.

Në orën 20:00, skuadra e Murinjos do të zbresë në stadiumin “Air Albania”, për ndeshjen miqësore me Partizanin e Zoran Zekiçit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin  e tij social Facebook, momentet e para të mbërritjes së ekipit të Romës në Aeroport.

Edhe pse periudhë pushimesh, pritet që numri i tifozëve të jetë i lartë.

Mësohet se janë shitur afro 18 mijë bileta online dhe fizikisht, duke bërë që stadiumi “Air Albania” të jetë i mbushur plot.

Në këtë periudhë të nxehtë, kryeqytetasit kanë shansin e një testi luksi me gjigantët e Italisë. Një promovim i goditur për futbollin shqiptar, por edhe qytetin e Tiranës që bëhet për herë të dytë dëshmitare e një sfide me Romën në fushë e cila rikthehet në stadiumin ku një vit më parë arriti të ngre trofeun e parë të Conference League në histori.

Trajneri Zoran Zekiç është i fokusuar maksimalisht në objektivin e kualifikimit për në play off-in e Conference Leagues, pasi tashmë e ka në dorë me fitoren 1-2 të arritur në Letoni dy ditë më parë.

Si rrjedhojë për këtë takim të mbrëmjes së sotme sigurisht që trajneri Zekiç do të fusë në fushën e lojës lojtarët me më pak minuta në këtë periudhë që kanë luajtur 5 ndeshje europiane dhe ku kanë mundur të avancojnë deri në këtë raund të tretë të Conference League.

Nga ana tjetër edhe për Romën ky do të jetë një test i radhës i programuar në vargun e ndeshjeve miqësore që ka skuadra e Mourinhos në prag të startit të ri të kampionatit Italian të Serisë A.

Etiketa: përballet me PartizaninSkuadra e Romës mbërrin në Tiranë

Lajme të lidhura

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?
Aktualitet

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!
Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Para
Ç’po ndodh në Francë? Evakuohet Kulla Eifel pas kërcënimit me bombë

Ç'po ndodh në Francë? Evakuohet Kulla Eifel pas kërcënimit me bombë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë...

Lexo më shumë
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com