GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sky ECC”, kërkohen 8 vite burg për shqiptaren Deljana Nebiu/ Detajet

18:33 - 21/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sky ECC”, kërkohen 8 vite burg për shqiptaren Deljana Nebiu/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën Penale të Brukselit në Belgjikë ka vijuar procesi gjyqësor “Sky ECC” për 128 të pandehurit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Në seancën e radhës është kërkuar dënimi me 8 vite burg në mungesë për shqiptaren e kërkuar, Deljana Nebiu, e afërme e shqiptarit me mbiemër kolumbian Eridan Munoz Guerrero.

Emri i saktë i të pandehurës është Deljana Nebiu, sipas një ekstrakti të QKB ku pasqyrohet se Eridan Guerrero, e ka pasur ortake në një biznes në Vlorë, ndërkohë që në një shkrim të medias belge “Le Soir”, ai mban emrin edhe si Eridan Nebiu, i konsideruar si një ndër drejtuesit e organizatës kriminale.

Për prokurorin publik, kjo grua shqiptare me urdhër-arresti ndërkombëtar ka qenë në dijeni të aktivitetit të tij dhe ka ndihmuar organizatën e tij kriminale, veçanërisht duke u përfaqësuar te një avokat. Madje, në një bisedë me Eridan Munoz Guerrero, ajo kërkon të “vënë para në tavolinë” për ta liruar atë, më pas të arrestuar në një çështje droge, për të cilën shoku i tij u përgjigj se “ne nuk mund të korruptojmë shtetin” në Belgjikë.

Pas arrestimit të tij, 30-vjeçarja organizoi arratisjen e saj në Spanjë nëpërmjet Montpellierit, sipas deklaratës së prokurorit federal.

Referuar mediave të huaja, e reja bënte një jetë luksoze, duke u veshur me veshje firmato, apo duke udhëtuar në shtete të ndryshme e duke qëndruar në hotele me 5 yje.

Prokurori i çështjes ka kërkuar 8 vite burg, 800 mijë euro gjobë si dhe humbjen e të drejtave në Belgjikë për 10 vite dhe ndalimin e administrimit të një kompanie, për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë në mars 2023, në kuadër të operacionit “Filtri”, SPAK sekuestroi 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipave të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi Eridan Guerrero dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 51-vjeçarit.

Etiketa: belgjikedenimishqiptarjaSky ECC

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
VIDEO/ Meritoni flet për djalin: Çdo prind është i lidhur me fëmijën

"Shpifsirë, e mban mend kur më kërkoje për 4-she", grimieri i nxjerr bojën Meritonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com