GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Smartmatic” që fitoi tenderat nga Celibashi, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine

22:50 - 26/08/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Smartmatic” që fitoi tenderat nga Celibashi, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Smartmatic International është vënë nën akuzë nga departamenti amerikan i drejtësisë për shkak se dyshohet të ketë paguar 1 milionë dollarë ryshfet për kryetarin e Komisionit Qendror në Filipine.

Dy themeluesit e kompanisë, e cila ka fituar miliona euro në Shqipëri për të ngritur sistemin elektronik të votimeve, rrezikojnë deri në 20 vjet burg, teksa akuza ndaj tyre është publikuar në faqen e departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

Mes drejtuesve të Smartmatic që përballen me akuza, është edhe presidenti venezuelian i kompanisë, Roger Pinate, sipas një njoftimi të Departamentit të Drejtësisë, i raportuar nga CNN  më 9 Gusht 2024. Aktakuza u ngrit nga Gjykata Federale e Floridës dhe ka të bëjë me zgjedhjet e vitit 2016 në Filipine.

Sipas prokurorëve, ryshfeti është paguar për të marrë kontratën e blerjes së pajisjeve dhe makinerive për zgjedhjet.

“Mes viteve 2015 dhe 2018, Roger Alejandro Pinate Martinez, 49 vjeç, një shtetas venezuelian me banim në Boca Raton, Florida, dhe Jorge Miguel Vasquez, 62 vjeç, një shtetas amerikan me banim në Davie, Florida, së bashku me të tjerë dyshohet se shkaktuan pagesën e të paktën 1 milion dollarë ryshfet për Juan Andres Donato Bautista, 60 vjeç, ish-president i COMELEC,” thuhet në akuzën e ngritur nga prokurorët amerikanë.

Dy themeluesit e Smartmatic dyshohet se financuan ryshfetet përmes një fondi të zi të krijuar duke mbifaturuar koston e çdo makinerie votimi për zgjedhjet e 2016-ës në Filipine. Për të fshehur dhe maskuar natyrën dhe qëllimin e pagesave korruptive, të akuzuarit kanë përdorur gjuhë të koduar për t’iu referuar fondit të zi.

Të akuzuarit dyshohet se kanë transferuar llogaritë bankare të vendosura në Singapor, Hong Kong, Zvicër, Nju Jork dhe Florida. Gati 1 milion dollarë nga pagesat e paligjshme, u përdorën nga një anëtar i familjes së Bautista për të blerë prona edhe në San Francisko.

“Martinez dhe Vasques kanë shaktua krijimin e kontratave mashtruese dhe marrëveshjeve false të kredisë për të justifikuar transferimet. Komplotistët më pas dyshohet se kanë pastruar fondet në lidhje me skemën e ryshfetit përmes llogarive bankare të vendosura në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Distriktin Jugor të Floridës,” thuhet në dokumentin e akuzës.

I akuzuari Pinate, bashkëthemeloi Smartmatic më shumë se dy dekada më parë dhe suksesi i tij fillestar i atribuohet pjesërisht kontratave të mëdha nga qeveria e Hugo Chavez. Që atëherë ajo është zgjeruar globalisht dhe ka ndihmuar në zhvillimin e zgjedhjeve në 25 vende, nga Argjentina në Zambia, si dhe në disa vende evropiane, mes tyre tashmë edhe Shqipëria.

Edhe Bautista tashmë po përballej me akuza të lidhura në SHBA. Smartmatic lëshoi një deklaratë atëkohë duke pranuar aktakuzat, duke thënë se dy drejtuesit që janë ende në kompani “janë pushuar”. Por mohoi që integriteti i saj të ishte cenuar.

Nëse dënohen, Pinate dhe Vasquez përballen secili me një dënim maksimal prej pesë vjet burg për akuzat e shkeljes së ligjit për praktikat e huaja të korrupsionit. Po kështu, Bautista, Pinate, Vasquez dhe Moreno përballen secili me një dënim maksimal prej 20 vjetësh për çdo akuzë për pastrim parash ndërkombëtare dhe komplot për të kryer pastrim parash.

Smartic ka qenë në qendër të dyshimeve dhe akuzave edhe më herët. Më konkretisht duke përfshirë aktivitetet e kaluara të Smartmatic në Venezuelë dhe sagën e Filipineve.

Në Shqipëri, SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera me vlerë rreth 20 milionë euro të dhëna nga kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Etiketa: KQZKryesore1Smartmatic

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Pastronte lekët e Çopjave, SPAK i sekuestron 15 pasuri

Pastronte lekët e Çopjave, SPAK i sekuestron 15 pasuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com