GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“S’më plas fare… Shkon në vetëvrasje”, përplasje në emision

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’më plas fare… Shkon në vetëvrasje”, përplasje në emision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vula e Partisë Demokratike dhe gjyqi që e riktheu çështjen në shkallë të parë, ka sjellë debate të forta në kampin opozitar.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një sherr mes Flamur Nokës dhe Ergys Mërtirit lidhur me këtë çështje.

Pjesë nga debati në studio:

Ergys Mërtiri: Basha dha dorëheqjen dhe tha po bëj një hap pas, nuk tha se do të jap dorëheqjen nga politika dhe vetë e ka thënë se do të rikthehem me një proces votimi. Çfarë ka këtu? Ka ikur!

Flamur Noka: Ka ikur, u bëri naftën atyre që e mbështetën.

Ergys Mërtiri: Ore mund ta shash, mund ta kërdisim se është krejtësisht normale, por nuk mund të fantazojmë.

Flamur Noka: Fatkeqësia e këtij vendi është se ka njerëz që mendojnë si ky (tregon Mërtirin).

Ergys Mërtiri: Po të kishte njerëz që mendojnë si ty dhe si Saliu, ky vend s’duhet të ekzistonte.

Flamur Noka: Për bastardllikun më të madh që mund të bëjë një qytetar dhe një politikan dhe ti ke fytyrë për ta mbrojtur. Është e turpshme.

Ergys Mërtiri: Shiko, punën e fytyrës, tregoja kujt të duash, por jo mua!

Flamur Noka: Mjaft, lëre. Kaq.

Ergys Mërtiri: Fakti që mbron Saliun dhe ke 30 vjet që i rri aty nga mbrapa dhe më tregon fytyrën ti!

Flamur Noka: Po, e mbroj me dinjitet.

Ergys Mërtiri: Ti më tregon fytyrën mua? Tërhiqe këtë që the!

Flamur Noka: Ore, të kesh fytyrë nuk mbron atë bastardin…

Ergys Mërtiri: O Flamur të gjithë e dinë që ti ike nga Kukësi se nuk të votonte njeri dhe më tregon ti fytyrën mua!

Flamur Noka: Kthehu matanë (e kap nga dora)!

Ergys Mërtiri: Mua nuk më plas fare se kush fiton, por kap e sulmo çdo njeri, kjo është banale. Prandaj kanë arritur këtu këta.

Flamur Noka: Ti ke shkuar me propozimin e Lulzim Bashës në Institutin e të Përndjekurve në punë dhe ke të drejtë ta mbrosh.

Ergys Mërtiri: S’ke turp, që gënjen?

Flamur Noka: Po e di unë.

Ergys Mërtiri: Po, s’ke turp, unë nuk kam marrë një cent nga Lulzim Basha. Unë kam aplikuar atje si të gjithë atje, dhe duke qenë se njerëzit më njohin, më kanë zgjedhur sepse besojnë tek unë.

Flamur Noka: Kam qenë unë atje, kur ka bërë ndërhyrjen.

Ergys Mërtiri: Nxirre këtu nëse është e vërtetë. Ama do të japësh dorëheqjen, nëse nuk del kështu.

Flamur Noka: Kam qenë prezent. Je i punësuar nga ai, prandaj shkon deri në vetëvrasje.

Etiketa: emision

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Përplasja mes Berishës dhe Alibeajt në gjykatë, Apeli: Mos na intimidoni

Kërkesa në KQZ, avokati i Alibeajt: Berisha konsumoi vepër penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com