GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

S’mjaftojnë gjobat, Lali Eri blen 100 bllokues rrote, 15 MLN lekë për të tmerruar shoferët

14:26 - 02/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri ka vendosur t’ua nxijë jetën shoferëve në Tiranë, kur parkojnë në vende të ndaluara. Këtë do ta bëjë me bllokues rrote, numri i të cilëve do të shumëfishohet.

Lali Eri ka vendosur t’ua nxijë jetën shoferëve në Tiranë, kur parkojnë në vende të ndaluara. Këtë do ta bëjë me bllokues rrote, numri i të cilëve do të shumëfishohet.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lali Eri ka vendosur t’ua nxijë jetën shoferëve në Tiranë, kur parkojnë në vende të ndaluara. Këtë do ta bëjë me bllokues rrote, numri i të cilëve do të shumëfishohet. Trafiku dhe mungesa e vendeve të parkimit është tmerri me të cilin përballën çdo ditë qytetarët, por nuk kanë parë gjë akoma! Vende parkimi nuk ka, por edhe nëse gjen ndonjë hapësirë pagesat janë shumë të shtrenjta, qoftë tek parkimet private, qoftë tek ato publike (Tirana Parking).

Por, përveç kësaj ndodh që në disa institucione nuk ka fare vend për parkim dhe qytetarët që kanë ndonjë shërbim për të marrë i lënë makinat në anë të rrugës. Në këtë rast Policia Rrugore, por më së shumti Policia Bashkiake, turren t’u vënë gjoba. Ka edhe plot raste kur gjobat vihen në mënyrë abuzive.

Me paratë e mbledhura nga policët, Veliaj do të blejë shumë “bllokues rrote”.

Më datë 1 dhjetor 2023, Bashkia Tiranë ka firmosur tenderin me objekt “Blerje bllokues rrote për Policinë Bashkiake”, me fond limit 15 milionë lekë. Fituese është firma GENERAL PLUS” SHPK, në pronësi të Fatos Brajës.

Në dokumentet e tenderit thuhet se bllokuesit duhet të jenë të përbërë me material çelik karboni dhe preferohen me përmasa jo më shumë se 600 mm*300 mm, me kusht që të vendosen në gjerësinë e gomave me diametër nga R13 deri në R17.

Po ashtu, këto pajisje duhet të kenë, sipas Autoritetit Kontraktor, diametër të rrotës të rregullueshëm, të përshtatshëm për çdo automjet dhe më e rëndësishmja, të mos mund hiqen nga drejtuesit e mjeteve të cilët ndëshkohen me gjobë dhe këtë masë shtesë.

“Bllokuesit i nevojiten Policisë Bashkiake në realizimin sa më efikas të detyrave të saj funksionale konkretisht për bllokimin e mjeteve në rast të ndodhjes së tyre në kundravajtje apo në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në argumentimin e kësaj procedure prokurimi.

Siç shihet në tabelë, Lali Eri do të blejë 100 copë “bllokues rrote”. Në fakt, Policia Bashkiake ka plot bllokues që ka blerë herë pas here, prandaj nuk kuptohet pse duhen kaq shumë?

Pak më lart ne përmendën se shpesh herë Policia e Tiranës vendos gjoba pa kriter, shpesh për vepra që shoferët në Tiranë nuk i kanë kryer fare. Me e shpeshta, aktualisht ndodh që vendosen gjoba për vendparkime të gabuara, edhe pse automjeti nuk ka qenë fare aty. Apo gjoba kalohet në sistem një ditë më vonë që qytetari të mos përfitojë nga orari 24 orësh për të paguar vetëm gjysmën e vlerës së saj.

Ndërkohë sistemi Tirana Parking shpesh nuk punon fare. Dhe Policia Bashkiake thyen shpesh rekorde për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve. Madje këtë vit, ashtu sikur ndodh çdo herë, festat e nëntorit nuk kanë kaluar në qetësi apo si ditë feste për dhjetëra qytetarë, kjo për shkak se Policia Bashkiake i ka mbytur në gjoba.

Ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë, pra të tre ditët pushim, dhjetëra e qindra qytetarë kur kanë dalë nga shtëpitë e tyre e kanë gjetur mjetin me një gjobë të vendosur në xham. Shumë prej tyre kanë patur debate dhe përplasje me punonjësit e Tirana Parking, por edhe me policët bashkiakë. Vetëm gjatë asaj jave vendosur 10 mijë gjoba nga Policia Bashkiake Tiranë.

Qytetarët kanë kundërshtuar gjobat me argumentin se janë ditë pushimi zyrtare, por policët bashkiakë janë justifikuar me argumentin se nuk ka ndonjë urdhër të tillë, për ta pushim janë vetëm e shtuna dhe e diela.

E hëna e shpallur nga qeveria dhe e marta dhe e mërkura që janë festat zyrtare të nëntorit, nuk njihen prej tyre. Dhjetëra denoncime të qytetarëve tregojnë sesi në zonën e ish-Bllokut, rrugën Myslim Shyri, apo edhe në zona të tjera ku parashikohet parkimi me pagesë, janë gjobitur nga policia, duke u prishur edhe ditët e festave.

Nuk mjaftojnë taksat e larta, trafiku dhe zhurma, por shumë banorë të kryeqytetit duhet të paguajnë edhe gjobat e majme të bashkisë në ditët e pushimit zyrtar. Blerja e 100 copëve bllokues rrote është një tjetër masë terrorizuese ndaj qytetarëve!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: bllokueslali eritender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit

Salianji: Koha për t’i hapur rrugën më të mirëve, duhen ndryshime...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com