GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Socialistët votojnë aktin normativ për fondet, ndahen 46 mld lekë…

15:05 - 31/10/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Socialistët votojnë aktin normativ për fondet, ndahen 46 mld lekë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Propozimi i qeverisë për rishpërndarjen e 46 miliardë lekëve me aktin e ri normativ në fund të vitit, ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Akti parashikon rritje të ardhurash përtej parashikimeve, ashtu dhe rritje ekonomike, ndërsa mban të pandryshuar deficitin. Por deputetët ngritën shqetësime për ecurinë e përdorimit të fondeve buxhetore dhe investimeve publike

“Thoni që ka rritje ekonomike, por sa është rritur mirëqenia në xhepat e qytetarëve? Pse nuk kishte një paketë për mbështetin e konsumit në aktin e ri normative?“-u shpreh deputetja e PD Sorina Koti.

“Si paraqitet situata e borxhit publik? Kush janë arsyet që preken ministritë në aktin e ri normativ?”– u shpreh deputetja e PS, Antoneta Dhima.

“PBB për banorë 14 mijë dollarë, në 2022 18 mijë dhe në 2024 projektohet 20 mijë. Ka pasur dy indeksime domethënëse të pensioneve vitin e kaluar dhe këtë vit, ku kemi pasur një nivel të pazakontë inflacioni. në total shuma e alokuar për indeksin e pensioneve i kalon 20 miliardë lekë. Sa i përket arsimit dhe shëndetësisë është në përgjegjësinë e qeverisë një ndjekje e zbatimit të buxhetit, disiplinim buxhetor dhe fiskal dhe rialokim te ato zëra që kanë ecuri pozitive.”-tha ministri Ervin Mete.

“Qeveria mori në konferencë 1.5 miliardë euro, sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin, sa borxh ka marrë, sa grante? pse nuk materializoi asnjë nga premtimet e konferencës së donatorëve? Pse është kjo paaftësi për investimet publike? pse nuk po zbatohet dhe programohen, si dhe të sjellë listën me investime publike“-tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Kemi efektin masiv të krusit të këmbimit, kur kursi ka goditur mbledhjen e të ardhurave. Sa njësi zbatuese të buxhetit nuk kanë realizuar shpenzimet? Te investimet publike sa është mosrealizimi deri në fund të shtatorit?“- shtroi pyetjet deputeti Erjon Braçe.

“890 milionë euro për rindërtimin, shpenzim që vendet e rajonit nuk e kanë pasur, i domosdoshëm për ndihmë te familjet e prekura. Të ardhurat kanë pësuar goditje nga faktorë të huaj, ishin projektuar të ardhurat në doganë me kurs tjetër dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë”– shtoi ministri Mete.

Akti normativ u miratua vetëm me votat e deputetëve socialistë, ndërsa opozita ishte kundër duke kërkuar një rishpërndarje ndryshe të të ardhurave.

Etiketa: socialistet

Lajme të lidhura

Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK
Breaking Views

Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

10:10 - 12/03/26
Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve
Breaking Views

Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

10:01 - 12/03/26
“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia
Breaking Views

“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

09:53 - 12/03/26
Para
Dodik paralajmëron bllokimin e aktiviteteve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës

Dodik: Kosova, Republika Srpska, Serbia e Mali i Zi të jenë një shtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK
Breaking Views

Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

10:10 - 12/03/26

Ka nisur seanca e sotme plenare ku do të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë
Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

10:01 - 12/03/26
“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

09:53 - 12/03/26
Ambasada e Britanisë së Madhe: Imuniteti i deputetit nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Ambasada e Britanisë së Madhe: Imuniteti i deputetit nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

09:46 - 12/03/26
Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar

Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar

09:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com