GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sondazhi: Ndërtimet pa kriter në Tiranë, ulin cilësinë e jetesës

10:01 - 23/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi: Ndërtimet pa kriter në Tiranë, ulin cilësinë e jetesës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtimi pa kriter dhe planifikim perceptohet nga publiku si faktori kryesor që dëmton cilësinë e jetesës në Tiranë.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të internetit dhe rrjetet sociale, pyetjes “Çfarë e dëmton më shumë cilësinë e jetesës në Tiranë?” 41% e pjesëmarrësve iu përgjigjën me alternativën “ndërtimi pa kriter dhe planfikim”.

Faktori i dytë me më shumë ndikim negativ në cilësinë e jetesës në kryeqytet rezultoi “ndotja atmosferike dhe akustike”, me 21% të votave në sondazh. Vijon “mungesa e parqeve dhe hapësirave të përbashkëta”, me 19% të votave dhe “trafiku e mungesa e parkimeve”, me 18% të votave nga pjesëmarrësit në sondazh. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u përball me një proces intensiv të emigrimit të brendshëm, që e zhvendosi një pjesë shumë të madhe të popullsisë në qytetet kryesor edhe sidomos në Tiranë.

Megjithatë, është e qartë se zhvillimi urban i kryeqytetit në më shumë se tre dekada ka qenë kaotik dhe pa një planifikim të mirëfilltë. Shumë shpesh, ndërtimi i objekteve të reja është bërë në dëm të hapësirave ekzistuese, madje nevoja për rrugë, hapësira të përbashkëta, parqe, lulishte, etj, nuk është përmbushur as në zonat e reja të banimit, që janë zhvilluar nga fillimi pas viteve ’90.

Në vitet e fundit, Tirana po përballet me një vrull të ri të ndërtimit, i nxitur nga rritja e fortë e kërkesës dhe çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në periudhën 2022-2023, në Tiranë janë dhënë leje të reja ndërtimi për një sipërfaqe prej më shumë se 3.2 milionë metra katrorë. Por, rritja e ndërtimeve të larta ka tkurrur hapësirat e lira dhe korridoret e qarkullimit të ajrit. Shumica e banorëve të Tiranës nuk kanë në lagjet e tyre të banimit hapësira të lira për çlodhje, rekaracion apo aktivitet sportive.

Ndërkohë, shtimi i banorëve është shoqëruar me rritje të numrit të automjeteve, trafik të rënduar, më shumë emetimeve të gazrave të dëmshëm dhe më shumë zhurma. Matjet e kryera në vitet e fundit në Tiranë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se ndotja e ajrit është disa herë më e lartyë se niveli mesatar i Bashkimit Europian dhe sipër limiteve të konsideruara të dëmshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për shembull, udhëzimet e OBSH thonë se përqendrimet mesatare vjetore të grimcave të dëmshme PM2.5 nuk duhet të kalojnë kufirin mesatar të 5 mikrogramëve për metër kub. Matjet e kryera në Tiranë kanë treguar se ky nivel është disa herë më i lartë, në varësi të zonave.

/Monitor.al/

Etiketa: Kryesore1nderitmet

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Para
Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut: Nesër votohet për president

Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut: Nesër votohet për president

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com