GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sondazhet nxjerrin fitues Ramën/ Berisha: Të manipuluara nga qeveria! PS do përfundojë si në ’92

21:56 - 19/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
100 mijë palestinezë në Shqipëri? Berisha: Ja e vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sonazhet e publikuara në disa media, që nxjerrin fitues PS e drejtuar nga Edi Rama. Në një emision televiziv, ai i quajti të manipuluara duke shtuar se qeveritarët përpunojnë shifrat dhe më pas ato publikohen.

I ftuar në “Çim Peka Live” në SYRI TV, Berisha u shpreh se me entuziazmin që sheh te takimet me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama dhe PS do të përfundojnë në shifrat e 1992-shit.

“Këtë herë ai do të dali i përmbysur. Me këtë entuziazëm që shoh unë te shqiptarët ai do të përfundojë në shifrat e 1992. Të themi që shqiptarët janë budallenj, nuk janë kurrë, të themi që hanë bar, nuk hanë kurrë”, u shpreh Berisha.

Duke folur për takimet me diasporën, tha se është fakt i pamohueshëm,optimizmi i madh që ka shpërthyer e po shpërthen te shqiptarët, për t’u ndarë nga “narkodiktatura e Shqipërisë” dhe “narkoditaktori Edi Rama”.

Sipas Berishës, takimet e Ramës me diasporën nuk kanë qenë tësuksesshme. ‘Kush i  nisi takimet i pari, a i nisi Rama. Si  i sosi, ju fikën takimet, i mbylli takimet ai. S’është vetëm kjo që sheh, u detyrua të mbyllë takimet. Taulant Balla u bë zjarrfikësi kryesor i tyre, se prisnin. Balla u thoshte bashkëpunëtorëve se s’na presin, nuk na duan. Ndaj Rama s’guxonte të shkonte më, mori fund, iku’, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për lëvzjet e para të qeverisë së tij pas zgjedhjeve. “90 ditët e para do të vendoset minimumi jetik 200 euro. Janë 800 mijë pensionistë që janë me pensione ndën 200 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro, ajo minimale 500 euro’, theksoi Berisha.

Kreu i PD foli edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, Yuri Kim si Zëvendëssekretar Shteti për EuroAzinë. Berisha theksoi se ndjehet i kënaqur nga këto zhvillime, si edhe me vendimin e presidentit të ShBA, Donald Trump për Antony Blinken si person ‘non grata’ në institucionet amerikane.

‘Ajo (Yuri Kim) duhet të shkojë para drejtësisë. Atëherë them se është zgjidhja. Ajo ka pasur akte korrpusioni në Shipëri për të cilat jam shprehur publikisht. Disponojn indicie shumë të fortë për autoritetet nqs ato duan ta hetojnë. Ato që i kam thënë unë asaj i kam pasur 100% të faktuara dhe të dokumentuara’, u shpreh Berisha.

Gjatë bisedës në studio, kryedemokrati paralajmëroi se do të bëjë publike marrëveshjen Llagami-USAID për “kapjen e drejtësisë”, e cila sipas tij, vlente 10 milionë euro. ‘Do sjell marrëveshjen Llagami-USAID. Se çfarë kompetencash u njihen në marrëveshje, nxënësve të Fondacionit Qemal Stafa. Se si ata marrin dosjet, se si shqyrtojnë dosjet, se si japin mendim për dosjet, pa asnjë kualifikim vetëm me shkollën e Delinës. E kemi marrë marrëveshjen dhe do e bëjmë publike. A ka ndërhyrje më të turpshme se kjo? 10 milionë euro’, u shpreh.

Debati në studio lidhur me sonazhet

Drejtuesi i emisionit Çim Peka: Sa po ka publikuar sondazhin EuroBarometri. PS 35% në Tiranë, PD 24%, 23% të pavendosur, të tjerat janë partitë e vogla. PS është në minimumin historik që pas 2013.

Berisha: A ka ndonjë kullë aty?

Peka: Po ka…

Berisha: Kaq. 0 sondazhi, vizë…Kur sondazhin e shohin më parë qeveritarët dhe përpunojnë shifrat, unë e quaj shumë të rëndë këtë që po bëhet.

Analisti dhe gazetari Andi Bushati: Ne dimë si do dali përmes EuroNeës. Sondazhi i EuroNeës, unë mendoj se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar por ashtu del. Ajo që nxjerr Euroneës është ajo që vërtetohet ditën e zgjedhjeve.

Berisha: Këtë herë ai do të dali i përmbysur. Me këtë entuziazëm që shoh unë te shqiptarët ai do të përfundojë në shifrat e 1992. Të themi që shqiptarët janë budallenj, nuk janë kurrë, të themi që hanë bar, nuk hanë kurrë. Ç’është ky shpërthim? Nuk është problemi sa ishte numri, por aty ishte shpërthimi i tyre me një energji të jashtëzakonshme. Sot shqiptarët po shfryjnë më shumë se kurrë kundër regjimit dhe po shpreh besimin më të madh te PD dhe aleanca jonë, duke arritur vërtetë të prekë telat e shqiptarëve, ka arritur të pëlqehet prej tyre.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Sali Berishasondazhezgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Zbardhet plagosja e shqiptarit në Selanik, një në pranga dhe një në kërkim

Zbardhet plagosja e shqiptarit në Selanik, një në pranga dhe një në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com