GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sondazhi, a është e kërcënuar Demokracia në SHBA?!

21:26 - 03/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi, a është e kërcënuar Demokracia në SHBA?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sondazh i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara zbuloi se shumica e amerikanëve mendojnë se demokracia dhe sundimi i ligjit në vend është nën kërcënim.

Gjashtëdhjetë e gjashtë për qind e të anketuarve në sondazhin e rrjetit “CBS News”, të publikuar të dielën, thanë se demokracia është disi, ose shumë e kërcënuar, me 33 për qind që thonë se demokracia është e sigurt.

Sondazhi vjen disa ditë përpara përvjetorit të parë të sulmit të 6 janarit në Kapitol, gjatë të cilit mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump hynë në sallat e Kongresit, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e Presidentit Joe Biden.

83% e të anketuarve thanë se nuk i mbështesin veprimet e njerëzve që hynë me forcë në Kapitol. Shumica e pjesëmarrësve në sondazh i kategorizuan veprimet e pjesëmarrësve në sulmin ndaj Kapitolit si kryengritje, një përpjekje për të përmbysur qeverinë e Shteteve të Bashkuara, një përpjekje për të përmbysur zgjedhjet për të mbajtur zotin Trump në pushtet dhe si një protestë që shkoi shumë larg.

Ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e këtij viti për anëtarë të Kongresit, 68% e të anketuarve thanë se e shihnin sulmin e 6 janarit si një shenjë të dhunës politike në rritje në vend, ndërsa 62% e të anketuarve thanë se presin dhunë nga pala humbëse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Dy të tretat e të anketuarve thanë se e konsiderojnë Presidentin Biden fituesin legjitim të zgjedhjeve të vitit 2020, një shifër afërsisht e ngjashme me atë të një sondazhi të gazetës Washington Post dhe Universitetit të Merilendit, të publikuar të shtunën.

45% të të anketuarve në sondazhin e gazetës Washington Post dhe Universitetit të Merlindit, thanë se zoti Trump kishte një përgjegjësi të madhe për sulmin ndaj Kapitolit, ndërsa 28% thanë se ai nuk kishte aspak përgjegjësi për këtë.

Në këtë sondazh kishte gjithashtu një rritje të numrit të njerëzve që thanë se ndonjëherë veprimet e dhunshme të qytetarëve kundër qeverisë mund të jenë të justifikuara. 34% e të anketuarve në sondazhin e fundit e mbështetën këtë, krahasuar me 23% në vitin 2015 dhe 13% në 1995

Etiketa: demokracisondazh

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Vaksinimi me detyrim kundër COVID-19, disa deputetë francez kërcënohen me vdekje

Vaksinimi me detyrim kundër COVID-19, disa deputetë francez kërcënohen me vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com