GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sondazhi befasues: Sa u besojnë qytetarët gazetarëve

13:39 - 28/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshe nga Shqipëria, Kosova shënon përparim në lirinë e shtypit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Cilësia dhe paanshmëria e gazetarisë në Evropë janë vënë në pikëpyetje në një sondazh të ri.

Më shumë se gjysma e njerëzve të pyetur (54%) thanë se cilësia e informacionit të dhënë nga gazetarët ishte “përkeqësuar” vitet e fundit, sipas një sondazhi për Assises du Journalisme de Tours, njofton Euroneës.

Midis këtyre njerëzve, 70% thanë se informacioni “shumë i njëanshëm” dhe “jo mjaftueshëm i paanshëm”, qëndron pas kësaj rënieje të standardeve.

Një arsye e dytë ishte se “informacioni ndonjëherë është i rremë dhe transmetohet shumë shpejt”.

Besimi i publikut tek gazetarët ndryshon ndjeshëm në Evropë, sipas të dhënave të përpiluara nga Statista.

Finlanda ka tendencën të ketë përqindjen më të lartë të të rriturve që besojnë në mediat e lajmeve (69%), ndërsa Portugalia (61%), Danimarka (58%) dhe Holanda (56%) renditen mirë.

Ndërkohë, Britania e Madhe (34%), Spanja (32%), Franca (29%), Greqia (27%) dhe vendet e Evropës Lindore janë në skajin e poshtëm të spektrit.

Në Britani, vetëm politikanëve dhe agjentëve të pronave janë më pak të besueshëm se gazetarët.

“Çështja e paanshmërisë” u ngrit shpesh në sondazh, tha Adrien Broche nga Viavoice, që kreu sondazhin.

“Kjo shkon paralelisht me atë që ne kërkojmë nga informacioni: duke qenë se kërkojmë informacion të dobishëm dhe të verifikuar, kërkojmë që ai të jetë i paanshëm”, vazhdoi ai.

Ende mbetet e nevojshme

Megjithatë, gazetaria shihej ende si e rëndësishme, me shumicën e njerëzve që kërkonin në mënyrë aktive informacionin që ofron.

84% e të anketuarve thanë se ishte “një profesion i dobishëm”, megjithëse ky ishte rezultati më i ulët në shtatë sondazhe, duke rënë me 6% krahasuar vetëm me vitin 2022.

Studimi u botua në Francë, e cila aktualisht është përfshirë në trazira masive për reformat e diskutueshme të pensioneve.

Në të njëjtën kohë, shtatë nga 10 të anketuar thanë se informacioni nuk do të konfirmonte apo ndryshonte opinionin e tyre.

Ata besonin se faktet duhet t’u japin njerëzve “çelësat për të kuptuar fenomenet që po ndodhin” në mënyrë që të “ndërtojnë një opinion përmes fakteve”, tha Broche.

Pavarësisht kritikave, 95% e të anketuarve thanë se i kërkonin lajmet të paktën një herë në javë, ndërsa 69% e bënin këtë çdo ditë.

Anketa u krye në internet në mars, duke përdorur një kampion përfaqësuesish prej 1001 personash të rritur.

Etiketa: gazetaresondazh

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Ja ushqimet që janë të pasura me kalcium

Ja ushqimet që janë të pasura me kalcium

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com