GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sondazhi/ Gjermanët duan ushtri të fortë, por jo të udhëheqin ushtarakisht

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi/ Gjermanët duan ushtri të fortë, por jo të udhëheqin ushtarakisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha para pak kohësh se Gjermania ishte e detyruar të luante një rol udhëheqës global, duke përfshirë sferën ushtarake, dhe se tani nuk duhet të ketë frikë nga përgjegjësia. Por, sipas një studimi të Fondacionit Fritz Körber, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk e duan këtë rol udhëheqës të Gjermanisë në planin ushtarak.

Sipas sondazhit të “The Berlin Pulse” i bërë me porosi nga Fondacioni Körber, një fondacion ky i korporatës Körber AG, 60 për qind e të anketuarve i mbështesin përpjekjet aktuale të qeverisë për të forcuar ushtrinë gjermane. Por dy ndër tre, përkatësisht 68 përqind, refuzojnë një rol udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë.

Pavarësisht situatës së ndryshuar botërore, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë më e rezervuar në arenën ndërkombëgtare. Ata preferojnë angazhimin diplomatik. Kjo përkon me trendin e fundit ARD-Gjermani, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekje më të mëdha diplomatike nga qeveria federale për t’i dhënë fund luftës.

Marrëdhëniet transatlantike në plan të parë

Një ndryshim në krahasim me anketimet e mëparshme vihet re në marrëdhëniet me SHBA. 81 për qind e të anketuarve i shohin SHBA si një partner për mbrojtjen e Evropës. Kjo është një përqindje  shumë më e lartë se një vit më parë.

Perceptimi i Rusisë nga ana tjetër, është përkeqësuar dukshëm – dhe në vazhdimësi vitet e fundit. Sipas studimit kthesa e vërtetë në perceptimin ndaj Rusisë erdhi qysh në momentin kur Gjermania mësoi për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe nga koha e protestave masive në Bjellorusi në vitin 2020, disa kohë para se Putini të sulmonte Ukrainën.

Rrezik nga Rusia

Interesant në sondazh është fakti që 75 përqind e të anketuarve ende shohin pak ose aspak kërcënim ushtarak të Gjermanisë nga ana e Rusisë. Megjithatë ata janë të frikësuar nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe nga një zgjerim i konfliktit në vendet të tjera të Evropës Lindore: Më shumë se dy të tretat, përkatësisht 69 përqind e të anketuarve, janë të shqetësuar se Putini mund të përdorë armë bërthamore. 80 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar se lufta mund të përfshijë edhe vendet Baltike ose Poloninë.

Studimi “Pulsi i Berlinit” trajton çështjet më urgjente aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga këndvështrime të ndryshme. Një komponent qendror është një sondazh aktual i opinionit mbi pozicionet e politikës së jashtme të gjermanëve. Për anketën përfaqësuese, Kantar Public anketoi 1088 persona që banojnë në Gjermani, nga mosha 18 vjeç e lart. Anketimet u bënë në periudhën midis 2 dhe 11 gusht 2022./DW

Etiketa: Gjermaniushtri

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Sulmi terrorist në Austri/ Nis procesi për të dyshuarit, mes tyre dhe një shqiptar

Sulmi terrorist në Austri/ Nis procesi për të dyshuarit, mes tyre dhe një shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com