GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sondazhi: Gjermanët gjithnjë e më të pakënaqur me sistemin arsimor

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi: Gjermanët gjithnjë e më të pakënaqur me sistemin arsimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas një sondazhi, cilësia e arsimit në shkollat ​​gjermane është në rënie drastike. Arsyeja kryesore është mungesa e stafit pedagogjik, por edhe sfidat në rritje me fëmijët që nuk flasin gjermanisht në shtëpi.

Vetëm 27 për qind e të anketuarve i japin sistemit arsimor në Gjermani vlerësimin më të mirë. Në vitin 2014, një vlerësim të tillë jepnin 38 për qind e të anketuarve, të cilët ishin të kënaqur me funksionimin e shkollave në Gjermani. Sipas një sondazhi të bërë nga Instituti gjerman për Ekonomi (IW) i porositur nga Iniciativa për një Ekonomi të Re Sociale të Tregut (INSM), 79 për qind e të anketuarve thonë se sistemi arsimor është përkeqësuar që nga pandemia e virusit korona. “Këto janë shifra alarmante,” thotë eksperti i IW, Ludger Wößmann.

Më shumë para për shkollat ​​e prekura

Sipas të dhënave të të ashtuquajturit “barometri arsimor” i IW, sistemi arsimor është përkeqësuar veçanërisht në segmentet e cilësisë së mësimdhënies, integrimit dhe arsimit të përgjithshëm. “Këto të dhëna tregojnë se ne kemi nevoja shumë të mëdha për një kthesë drastike kur bëhet fjalë për politikën e shkollimit”,  tha Ministrja e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger.

Ajo premtoi “mbështetje të fortë” për landet e Gjermanisë, sepse politika arsimore është kompetencë e landeve. Planet e qeverisë federale përfshijnë edhe shpalljen e rreth 4.000 shkollave me një përqindje të lartë nxënësish të neglizhuar nga shoqëria si “Shkollat ​​me shanse fillestare”, ku vëmendje e veçantë do të t’i kushtohet njohurive bazë, si leximi, shkrimi dhe matematika.

“Qeveria federale dhe qeveritë e landeve duhet të punojnë së bashku për të rritur shanset për një shkollim dhe përgatitje sa më të mirë për jetë, pavarësisht prejardhjes sociale të nxënësve dhe studentëve”, tha Stark-Watzinger.

Nuk ka përgjigje për sfidat që sjell emigracioni

Sipas studimit, problemi më i madh për rënien e cilësisë së arsimit është mungesa estafit pedagogjik dhe shumë pak para për arsimin. Instituti për Ekonominë (IW) beson se sistemi arsimor gjerman nuk është gati as për sfidat që sjell emigracioni. “Kopshtet dhe shkollat ​​nuk kanë gjetur ende përgjigje adekuate për ndryshimin e popullatës dhe për faktin se shkollat ​​gjermane janë bërë më heterogjene vitet e fundit, sepse një numër në rritje i nxënësve nuk flasin gjermanisht në shtëpi dhe rriten në familje ku praktikisht nuk ka libra”, tha Axel Plünnecke nga IW.

Rezultati është se niveli i njohurive ka rënë veçanërisht tek fëmijët e familjeve migrante apo familjeve ku prindërit nuk kanë arsim të lartë. Ekspertët e IW kërkojnë futjen e detyrimit të arsimit parashkollor për të gjithë fëmijët që nuk flasin mirë gjermanisht, ose flasin shumë pak këtë gjuhë. Unioni kristiandemokrat (CDU) kërkon vendosjen e gjobave për prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte për të mësuar gjermanisht.

Sipas studimit, arsimi më i mirë ofrohet në shkollat ​​në Bavari, Saksoni dhe Tyringji, ndërsa më i keqi në Berlin, Brandenburg dhe Bremen.

 

 

Etiketa: GjermanetShkolla

Lajme të lidhura

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman
Botë

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman

15:11 - 14/05/26
Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Xi: Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur
Botë

Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Xi: Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur

14:49 - 14/05/26
Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje
Botë

Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje

14:35 - 14/05/26
Para
Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra në Tiranë, shoqërohet në polici efektivi i RENEA-s
Aktualitet

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi

08:44 - 15/05/26

Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sot në orët e para të mëngjesit Mirditë, ku kanë zhvilluar kontrolle të shumta. Mësohet...

Lexo më shumë
Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës

08:24 - 15/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:57 - 15/05/26
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë

07:53 - 15/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026

07:35 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com