GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sondazhi i PIPOS: Në zgjedhjet e 6 Marsit, PD fiton 3 bashki

20:04 - 17/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi i PIPOS: Në zgjedhjet e 6 Marsit, PD fiton 3 bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Pipos Prishtina, një nga më të njohurat në Kosovë për kryerjen e sondazheve paraelektorale, ka realizuar sondazhin e radhës edhe në Shqipëri për zgjedhjet e pjesshme vendore të 06 Marsit. Këto zgjedhje do të kryhen për Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Lushnjës, Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës. Në këto njësi zgjedhore, Kryetarët e zgjedhur të Bashkive për arsye të ndryshme nuk janë në detyrë dhe Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet e pjesëshme.  Numri i votuesve që morën pjesë në këto Bashki në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ato të 25 Prillit 2021, ishte rreth 271 mijë ose rreth 18% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve në Shqipëri.

Bashkia me numrin më të madh është ajo e Durrësit. Në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar në Durrës votuan 104 mijë votues ndërsa Bashkia më e vogël është ajo e Rrogozhinës me rreth 10,500 votues më 25 Prill. Në Shkodër votuan më 25 Prill 66,616 votues, në Dibër 28,051, në Lushnjë 44,744 dhe në Vorë 15707.

Ka një interes të shtuar të opinionit publik për të parë se sa është ndikimi I ndarjes së Partisë Demokratike nga largimi i Berishës dhe Lëvizjes së tij Foltorja. Përndryshe, interesi politik I këtyre zgjedhjeve është i reduktuar pasi për 12 muaj do të jenë zgjedhjet e reja vendore në gjithë Shqipërinë.

Hulumtimi i opinionit publik është zhvilluar në datat 1 deri 12 shkurt 2022 me mostër përfaqësuese prej 1050 respodentësh për secilën prej 6 Bashkive veç e veç. Teknika e anketimit e përdorur në këtë hulumtim ka qenë intervista të drejtpërdrejta sipas metodës së rastësisë. Më poshtë gjeni të dhënat me përshkrimet e domosdoshme. Margjina e gabimit në këtë hulumtim mund të llogaritet në rreth 3%.

Sondazhi tregon qartësisht situatën jo pozitive dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes aktuale në këto Bashki në nivel lokal ku asnjë Kryetar aktual bashkie nuk merr më shumë se 40% vlerësim pozitiv të punës së tij. Gara elektorale duket se përqendrohet mes dy forcave të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duke lënë shumë pas në preferencë dhe orientim të votës kandidatët e prezantuar nga LSI dhe Sali Berisha.

Partia Demokratike duket se fiton Bashkitë Durrës, Dibër dhe Shkodër. Partia Socialiste merr Bashkinë Lushjne, Rrogozhinë e Vorë me rezultat shumë të ngushtë me PD. Pyetja që ju drejtua votuesve të këtyre bashkive ishte: Ju lutem na thoni, nëse zgjedhjet për Kryetar Bashkie do mbaheshin sot, ju për cilin kandidat do të votonit?

Etiketa: bashkiteKryesore1PDPIPOSsondazhiZgjedhjet

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Përsëritet historia/ 9-vjeçari i bllokuar në pusin 10 metra, momentet kur kërkon ndihmë (Video)

Përsëritet historia/ 9-vjeçari i bllokuar në pusin 10 metra, momentet kur kërkon ndihmë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com