GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sot 21-vjetori i sulmeve terroriste të kullave binjake në SHBA, çfarë ndodhi më 11 shtator 2001

08:10 - 11/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot 21-vjetori i sulmeve terroriste të kullave binjake në SHBA, çfarë ndodhi më 11 shtator 2001
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot mbushen 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.

Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.

Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.

Shumë njerëz kujtuan sot ngjarjen dhe momentin kur dëgjuan lajmin. Maria de Souza shkruante: “Isha shtatzënë me më të voglin tim kur dëgjova lajmin. Më shumë njerëz binin ose hidheshin sesa digjeshin. Më është fiksuar në mendje foto e njeriut që binte nga Qendra Tregtare.”

Komentuesi Bart tha: “Më kujtohet si të ishte dje. Erdha në shtëpi nga shkolla dhe prindërit po shikonin televizionin pa bërë asnjë lëvizje.”

Storm Harris tha: “Familja ime dhe unë jetojmë në Maryland. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë me fëmijët e pilotëve të ushtrisë. Jemi vetëm dhjetë minuta larg bazës ajrore Andrews. Unë humba një mik në përplasjen në ndërtesën e Pentagon dhe disa të tjerë u plagosën. Ishte një ditë që asnjë nga ne nuk do të harrojë.”

Linda Gruenberg Petrillo tha: “Isha në spital dhe u zgjova në mëngjes me këtë lajm në televizion. Nuk do të harrojmë kurrë 9/11.”

Gwen Giordano thotë se ishte duke shkuar në punë në New York kur pa avionin e parë që goditi kullat.

“Ne vazhduam për nga Lincoln Tunnel. Kur arritëm në Port Authority, njerëzit largoheshin pa objektiv. Kjo ishte dhe pasoja e dytë më shqetësuese, nisi kaosi total. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë dhe falë Zotit nuk isha në zonën e shpërthimit dhe arrita të dal nga qyteti po atë ditë. Ishte e pabesueshme.”

Bekah Adkins thotë se ishte në shtëpi prapa një stacioni zjarrfikësish: “Kur u godit kulla e parë shtëpia ime nisi të tronditej nga avionët që ngriheshin nga zona e Hampton Roads.”

Theresa Dwulit ishte në mësim në një universitet në Manhattan kur avionët goditën, ajo thotë: “Nuk do ta harroj kurrë sesi përpiqesha të arrija në shtëpi atë ditë, duke kaluar mes tymit dhe rrënojave të kullave.”

Holli Harris tha: “Isha në mësim në universitet. Një student që ishte me vonesë erdhi e na tregoi çfarë kishte ndodhur. Profesori doli menjëherë nga dhoma, djali i tij do të shkonte diku me avion atë ditë, por nuk rezultoi i prekur.”

 

Lajme të lidhura

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Para
Irani hodhi poshtë sistemin TIMS, reagon SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Irani hodhi poshtë sistemin TIMS, reagon SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26

Dashi Do të ndiheni të motivuar për të ecur përpara me vendosmëri në punë, por do të jetë shumë e...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 31 Mars 2026

07:32 - 31/03/26
SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com