GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sot Albin Kurti zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, zbardhet axhenda

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot Albin Kurti zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, zbardhet axhenda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim zyrtar në Bruksel. Ai do të pritet nga Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi. Kurti do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, që është i katërti i Këshillit të Stabilizim Asociimit do të shqyrtohet gjendja e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Pjesëmarrësit do të diskutojnë veçanërisht kriteret politike, kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Partnerët po ashtu do të kenë mundësi të shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Në fund të takimit, rreth orës 14:00, është parashikuar të mbahet një konferencë për shtyp.

Gjatë kësaj vizite Kurti do të takojë zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë shefin e diplomacisë, Josep Borrell. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë gatishmëri për t’u takuar në kuadër të dialogut.

“E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano.

Etiketa: Albin KurtiKryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
Covid në Shqipëri, VOA: Testimet në nivelin më të ulët vjetor

Covid në Shqipëri, VOA: Testimet në nivelin më të ulët vjetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com