GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot e diela pa makina, rrugët do të bllokohen në të gjithë vendin, ja kufizimet në çdo qytet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot e diela pa makina, rrugët do të bllokohen në të gjithë vendin, ja kufizimet në çdo qytet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Veliajt edhe kryebashkiakët e tjerë të vendit kanë vendosur të kthejnë të dielën e parë të çdo muaji në ditën pa makina, duke bllokuar kështu disa rrugë kryesore. Nisma e ndërmarrë që në muajin mars, po zbatohet në të gjithë vendin. Kujtojmë se, kjo nismë është marrë për të kursyer naftën, çmimi i së cilës është rritur shumë kohët e fundit, por edhe për shëndetin e njerëzve. Policia ka njoftuar edhe për akset rrugore, ku nuk do të lejohet qarkullimi, përveçse, transportit urban, ambulancave dhe zjarrfikëseve.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve

 Tiranë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish-hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish-Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Mjetet e emergjencës, policisë së shtetit, shërbimit publik urban qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, blv. “Zhan D’Ark”, blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Berat

Do të mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

 

Fier

Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë:

  • Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
  • Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
  • Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
  • Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
  • Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

 

Durrës

Bulevardi “Dyrrah”-rruga “Grigor Durrsaku”

Rruga “Aleksandër Goga” duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi

Iliria-Bulevardi “Epidam” deri te “Torra Veneciane”.

 

Korçë

 Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.

 

Lezhë

Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit “Besëlidhja”;

Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga xhamia deri në kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

 

Dibër

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

 

Lushnjë

Shëtitorja “Kongresi” nga banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”

Rruga “Misto Mame” nga gjimnazi “18 tetori” deri te kryqëzimi “Labëria”

Etiketa: bllokohen rrugetDiberdurrse diela pa makinaFierKryesore1LushnjëTirane

Lajme të lidhura

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Aktualitet

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Aktualitet

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Para
“Më kërkoi t’i prisja hekurat e dritareve”/ Flet punëtori i pallatit ku jetonte Florind Belliu: I kishte sytë e zmadhuar…

“Më kërkoi t’i prisja hekurat e dritareve”/ Flet punëtori i pallatit ku jetonte Florind Belliu: I kishte sytë e zmadhuar…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore....

Lexo më shumë
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com