GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Sot fillon Botërori ynë”, Van Gal optimist përballë Argjentinës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sot fillon Botërori ynë”, Van Gal optimist përballë Argjentinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Holandës Luis Van Gal ndihet optimist para ndeshjes në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror kundër Argjentinës. Ai i ktheu përgjigje Angel Di Marias, i cili për atë që  ndodhi te Manchester United e quajti trajnerin më të dobët të karrierës së tij dhe mbajti sekret planin e “Tulipanëve” për të ndalur sonte Messin.

“Di Maria është një lojtar shumë i mirë. Në atë kohë në Mançester kishte shumë probleme personale, i vodhën shtëpinë dhe kishte probleme fizike. Është e trishtueshme sepse ka pak lojtarë që mendojnë se unë jam më i keqi në karrierën e tyre”.

Dhe ndërsa fliste në konferencën për shtyp dhe përkrah kishte Memfis Depajin, Van Gal, i cili e transferoi sulmuesin holandez te Junajtid në 2015, e shfrytëzoi këtë moment për të lëshuar batutën e radhës duke qeshur: “Edhe Memfis luajti në Mançester dhe e lashë jashtë një finaleje dhe tani ne puthim njëri-tjetrin në buzë, por nuk do ta bëjmë këtë tani”.

71-vjeçari konfirmoi se ka folur me një ish-lojtar të tij si Bastian Shvajnshtaiger, i cili e ka këshilluar se si mund ta eliminojë Argjentinën, pasi ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë që e mundi Mesin në finalen e Brazilit në 2014.

“Por nuk do t’i tregojmë planet tona për të ndalur Mesin, sepse do të ishte një idiotësi. Por është qesharake pyetja që unë do t’i instruktoj lojtarët nga t’i godasin penalltitë. Argjentina është një kombëtare shumë e fortë dhe Botërori i vërtetë nis me këtë ndeshje për ne”.

Van Gal refuzoi të pranonte se kjo do të ishte puna e tij e fundit dhe ai do të tërhiqej pas Botërorit. Ai tha se është frymëzuar nga Dik Advokat, i cili ishte tërhequr më parë nga futbolli, por sot në moshën 75-vjeçare është në stolin e Ten Hagut: “Unë do të largohem nga stoli i Holandës pas Botërorit, por po e bëj këtë vetëm për një situatë emergjence.

Ne kemi një shembull si Dik Advokat. Nëse do të ketë një vend me një sfidë të mrekullueshme, mund të vazhdoj të bëj edhe për pak kohë trajnerin. Jam 71 vjeç, dukem shkëlqyeshëm dhe shumë i ri. Jam si një Zot”.

Etiketa: ARGJENTINEHolandeluis van gal

Lajme të lidhura

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës
Sport

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”
Breaking Views

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Para
U padit nga Kushi, Albana Vokshi fiton gjyqin: Të japë dorëheqjen

U padit nga Kushi, Albana Vokshi fiton gjyqin: Të japë dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri
Aktualitet

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

Një aksion kontrolli është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në dy institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend, në burgun...

Lexo më shumë
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com