GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese anti-covid

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid19/ A është më e nevojshme mbajtja e maskave në ambjentet e jashtme?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke marrë shkas nga shifrat e ulët të infektimeve në javët e fundit si dhe uljen e numrit të vdekjeve për shkak të Covid-19, Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur që ditën e sotme të lehtësojë masat kufizuese për përhapjen e kësaj pandemie.

Duke nisur nga dita e sotme, datë 1 qershor, maska nuk është më e detyrueshme në ambientet e jashtme, por do të vazhdojë të mbahet më ambientet e mbyllura.

Ndërkohë ora policore shtyhet me një orë. Pra, nga sot, ora policore do të nisë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Ndërsa duke nisur nga 1 korriku, një muaj më vonë, ora policore do të nisë në orën 00:00 e do të përfundojë në orën 06:00.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori:
• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
• Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 Qershori:
• Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.
Nga 1 Korriku:
• Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e ISHP, Prof. Albana Fico tha: “Incidenca dy javore ka zbritur nga 35 për 100 mijë raste në 14 për 100 mijë raste, me një ulje edhe të mesatares ditore të rasteve pozitive 28 nga 42. Numri i bashkive me raste të reja është 9. Vijojmë me të njëjtin raport të infeksionit meshkuj femra, 48 me 52. Numri i shtrimeve spitalore vijon të mbetet i ulët, ai është 43 i raportuar numri i personave të shtruar në spitalet Covid me 7 persona në terapi intensive, update do ta kemi sot në komunikimin e ditës. Vijojmë me një case fatality rate 1.9. Ajo që duhet thënë është që po bie pozitiviteti i mostrës që është nën 1%, 0.8 për të qenë të saktë”.

Etiketa: anticovidOra policore

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Rikthimi i studentëve në auditorë, Kushi: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur

Ministria Kushi uron festën e 1 qershorit: Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com