GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot iu ekzekutua motra, kush është Vladimir Kurti, vrasja që kreu

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot iu ekzekutua motra, kush është Vladimir Kurti, vrasja që kreu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Kjo ngjarje ka qenë e dyshuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan nga shkalla e parë e gjykatës dy autorët e dyshuar, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden. Më pas, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.

Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.

Si ndodhi ngjarja

Agim Buçi, gruaja e tij Rita Buçi bashkë me djalin e tyre të mitur ishin duke mbyllur marketin. Në këtë kohë më armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe Vladimir Kurti, ndërsa Hoda ka qenë me thikë. Ata kishin bërë planin më para se donin të grabisnin xhiron e ditës, por kanë hasur në rezistencën e çiftit, të cilët kishin dhe fëmijën prezent. Në këtë moment ata janë përleshur me grabitësit dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Agim Buçin.

Krimi sot

Sot, motra e tij Etleva Kuri u ekzekutua me arme zjarri.

“Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe”, njoftoi policia.

Vladimir Kurti ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj në Kamzë. Kurti tha në një komunikim përmes telefonit me media se beson që e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit – i cili vrau 2 persona dhe plagosi 3 të tjera.

Ai thotë se këto dyshime i lidh me faktin se është kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe kishte tentuar disa herë ta vriste.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot.  Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time.  Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu”, tha Vladimir Kurti.

Etiketa: Kryesore1vladimir kurtiVrasje

Lajme të lidhura

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Para
Përplasja e trenave në Greqi,arrestohet shefi i stacionit në Larisa

Përplasja e trenave në Larisa, pezullohet futbolli grek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Breaking Views

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26

Një shkresë urgjente e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e firmosur nga zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, kryekomisar Edmond Meshini, u...

Lexo më shumë
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com