GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Sot jetoj me turp”, rrëfimi i gruas së përdhunuar nga ushtarët serbë

09:56 - 25/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 6 min
A A
“Sot jetoj me turp”, rrëfimi i gruas së përdhunuar nga ushtarët serbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Errësira e trishton çdo natë Meritën, duke i rikthyer makthin e 22 vjetëve më parë.

“Kur binte terri, policët i kishim aty si bletë. Nuk kishim asnjë mundësi për t’u mbrojtur”.

Merita është dhunuar seksualisht nga forcat ushtarake dhe policore serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ka qenë pranvera e vitit 1999 kur ka përjetuar sulmin që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë:

“Ka nisur të më prekë në trup, thoshte se shqiptaret janë të mira dhe afrohej nga gratë. Jam munduar të largohem dhe ta shtyj. Ai më ka shtyrë dhe më ka hedhur mbi një tavolinë. Më ka goditur në kokë, kam rënë në tokë dhe nuk kam ditur më asgjë. Kur jam zgjuar, e kam parë veten të zhveshur komplet”.

Emri Meritë, viktimës i është vënë nga redaksia e Radios Evropa e Lirë, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj.

Në shtëpinë ku dhunohej, Merita thotë se ka qenë me disa gra të tjera dhe fëmijë. Grupi ka qenë duke ikur nga lufta drejt Shqipërisë, kur është futur në atë shtëpi për të kaluar natën.

Merita thotë se forcat serbe i kanë vërejtur shpejt nga lëvizjet brenda, i kanë rrethuar dhe nuk i kanë lejuar të ikin për javë të tëra.

Pothuajse çdo ditë, sidomos në mbrëmje, gratë janë dhunuar, thotë Merita – “edhe në grupe”, “edhe para syve të fëmijëve”.

Derisa rrëfen përjetimet e saj për REL-in, sytë i ka të mbushur me lot. Thotë se, edhe pse i ka mbijetuar luftës dhe dhunës, jeta për të vazhdon të jetë e rëndë.

Sot, Merita ka statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës dhe një pension në vlerë prej 230 eurosh, që vjen bashkë me të.

Me ligjin në Kosovë, të miratuar në vitin 2014, ky status i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt, 1998 – 20 qershor, 1999.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ka filluar zyrtarisht punën më 5 shkurt të vitit 2018.

Statusin si Merita kanë arritur ta marrin edhe mbi 1,000 veta të tjera nga rreth 20,000, sa llogaritet të jetë numri i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur dhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore. Nëse komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij.

Merita është përballur direkt me komisionin. Nga frika e stigmatizimit, ajo ka ndjekur disa seanca psikologjike, derisa është ndier gati për intervistë.

“Kam shkuar fillimisht në organizatën [që i mbron të drejtat e grave] dhe e kam mbushur një aplikacion. Pastaj, me ndihmën e organizatës, kam shkuar në intervistë në komision. Kam pritur gjatë, një vit kam pritur për pension”, thotë Merita.

Viktimat e dhunës seksuale aplikojnë për njohje të statusit të tyre përmes disa organizatave të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës.

Përmes Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, qysh në vitin 2018, mbi 250 gra dhe burra kanë aplikuar për statusin e viktimës dhe pensionin që do t’iu takonte.

Nga kjo dhe nga organizata tjetër joqeveritare Medica Gjakova në Gjakovë thonë se procesi i shqyrtimit të aplikacioneve të viktimave merr shumë kohë dhe është dekurajues për to.

Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, thotë se komisioni duhet të përshpejtojë përpunimin e aplikimeve.

“Kemi gra të mbijetuara të dhunës seksuale, por për shkak të pritjes së gjatë dhe për shkak të paraqitjes fizike te komisioni, ngurrojnë të aplikojnë”, thotë Tahiraj, duke shpjeguar se pritja për përpunimin e kërkesës zgjat më shumë se një vit.

Kritike ndaj punës së komisionit shprehet edhe Linda Sada, drejtoreshë e organizatës Medica Gjakova. Pritjet e gjata, sipas saj, bëjnë që viktimat të heqin dorë nga kërkesa e statusit që u takon.

“Gratë janë në kontakt me njëra-tjetrën. Këtu në organizatë kemi gra që nuk kanë aplikuar ende. Ato që kanë aplikuar u tregojnë atyre që nuk kanë aplikuar se janë në pritje për më shumë se një vit… Ato thonë: pse të aplikojmë? Kështu që po, vonesa është një element dekurajues për të mbijetuarat”, thotë Sada.

Sipas saj, anëtarët e komisionit e kanë si punë dytësore përpunimin e aplikacioneve dhe nuk e kanë përkushtimin e duhur.

“Sikur komisioni të punonte me orar të plotë ose ta kishte punë primare, nuk do të ishin këto vonesa. Por, e dimë që anëtarët e komisionit këtë punë e kanë si punë sekondare, edhe pse punojnë ndoshta çdo ditë”, thotë Sada.

Kryetarja e komisionit, Minire Begaj-Balaj, thotë se komisioni është duke e kryer punën me seriozitet, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për vonesa.

“Kemi seanca të rregullta, kemi edhe panelet intervistuese, do të thotë i japim kohën e duhur secilit rast, secilës palë, për të thënë atë që në të vërtetë ka ndodhur”, thotë Begaj-Balaj për Radion Evropa e Lirë.

“Komisioni vazhdimisht ka qenë dhe është duke punuar, me përjashtim të kohës së karantinës [gjatë pandemisë]. Përndryshe, puna e komisionit nuk është ndalur. Ne e kemi një ditë apo dy ditë që punojmë, kemi edhe një ditë tjetër [për] panelet intervistuese. Por, kemi edhe raste të jashtëzakonshme, do të thotë seanca të tjera jashtë këtij procesi të rregullt që mbajmë. Brenda muajit kemi mbajtur gjashtë seanca, e ka ndodhur edhe tetë”, thotë Begaj-Balaj.

Ajo pranon se ky proces merr kohë dhe se duhet të bëhet edhe më shumë, por thekson se rastet, deri më tash, “janë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Komisioni qeveritar, në kuadër të mandatit të tij, me përgjegjësi morale dhe ligjore i siguron të gjithë personat që kanë aplikuar dhe synojnë të aplikojnë, se rastet e tyre do të vazhdojnë të trajtohen me profesionalizëm, dinjitet dhe përkushtim maksimal”, thekson Begaj-Balaj.

Sipas të dhënave zyrtare, 1,586 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, prejse ka filluar punën komisioni qeveritar, më shumë se tre vjet më parë.

Statusi i tillë u është konfirmuar 1,040 personave; rreth 200 aplikime janë refuzuar dhe pjesa tjetër pritet të shqyrtohet.

Përveç pensionit, kjo kategori – me ligj – ka edhe përfitime të tjera, si: shërbime shëndetësore falas e përparësi në punësim.

Pavarësisht kësaj, shumë viktima hezitojnë të aplikojnë për statusin, nga frika e stigmatizimit, përjashtimit dhe paragjykimit. Në një pjesë të shoqërisë në Kosovë, dhunimi shihet si njollë në nderin e familjes.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Merita thotë se çdo natë e ndjekin si hije përjetimet e llahtarshme të mbi 20 vjetëve më parë. Me pensionin prej 230 eurosh që merr, ajo thotë se mezi ia del të kryejë kontrollet mjekësore.

“Sot jetoj me pikën e gazepit”./ REL

Etiketa: rrefimushtare

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, çfarë iu gjet në banesë

42-vjeçari në Tepelenë mashtron policinë, gjatë kontrollit i gjendet drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com