GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Sot Luiza dhe Floriani, nesër talentet e rinj”, Boçi: Rama është kampion i hipokrizisë me sportin

18:32 - 27/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Skenarë imagjinarë”, Boçi për shkarkimin e Bashës: Nuk do të ketë marshim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama se është hipokrit në raportin e tij me sportistët në vend. Nisur nga dy ngjarjet e fundit, ku u zhvilluan ceremoni për kampionen më të re të Evropës në garën 3000 metër, Luiza Gega dhe boksierin Florian Marku i cili fitoi përballjen me rivalin meksikan në stadiumin “Air Albania”, Boçi thekson se Rama i përdor mediatikisht sportistët për qëllime personale. Sipas tij, kreu i qeverisë vepron edhe me dy standarde pasi disa prej sportistëve i mbështet dhe shpërblen monetarisht, ndërsa kampionë të tjerë nuk denjon as t’i vlerësojë me një postim në Facebook.

“Sot e kishte radhën Marku. Dje Luiza. Nesër…do dali ndonjë talent tjetër që Rama do ta përdorë mediatikisht për qëllimet e veta. Por se sa e do Rama sportin e flamurin që ata nderojnë dihet. Mjafton të kujtojmë që në vendin tonë shumë sporte nuk mbështeten e financohen. Disa janë zhdukur fare dhe një pjesë e madhe kanë degraduar në thjesht pasione individuale që financohen nga familjarët. Kështu ndodh me çiklizmin, skinë, peshëngritjen, notin, por dhe me lojërat me dorë. Mjafton të shohim pikat e nenit 12/1 të ligjit, për gradat shpërblyese për sportistët elitarë. Pika 4 e cilëson qartë se “me ndërprerjen e statusit (sportist elitar) marrëdhëniet financiare ndërpriten”. Hapur Rama sanksionon hedhjen në rrugë të madhe të sportistit, sapo ai le sportin, pasi i ka shtrydhur atij lavdinë. Kjo është e turpshme dhe e patolerushme, kur dihet se shumë sporte mund të ndërpriten në moshë të re, (peshëngritja, atletika) ose akoma më të re, për shkak të dëmtimeve. Mjafton të dallojmë përdorimin e dy standardeve vlerësuese, ose më saktë të vlerësimit kur ia dikton situata, sepse të jetë për sportistët e sportin Ramës nuk i digjet barku:

-Veneron më shumë një medalje Europe (Gega) dhe meprizon një medalje Botërore (Calja).

-Ose, Markut i rezervon ceremoni (shumë mirë si shembull frymëzues), sepse është fitues në një kategori joolimpike, ndërsa skiatores italiane LARA COLTURI të natyralizuar SHQIPTARE, e cila ngriti flamurin shqiptar për 4 medalje ari në Kili, nuk i dedikon as një status fcb-je!

Nuk po flas për pagën, nëse do ia japë apo jo, se normal LARA-s do i ngjajë qesharake. Por të paktën ta kishte bërë lajm vlerësimin për të, pasi dhe LARA e di që flamuri shqiptar është më i bukuri, prandaj dhe e ngre atë me krenari. Njeriu që nuk e vlerëson vërtet ngritjen e tij dhe kampionët që e valvisin me krenari atë, është ai, kampioni i hipokrizisë, Rama!” – shkruan Boçi në facebook.

Etiketa: Edi RamaFlorianihipokriziLuciano BociLuizasportitalentet

Lajme të lidhura

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte
Breaking Views

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Para
Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak falënderon Gabriel Escobarin  

Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak falënderon Gabriel Escobarin  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com