GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sot mbahet koncerti gjigand “Alpha Show”, ja çfarë pritet të ndodhë

17:13 - 14/08/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot mbahet koncerti gjigand “Alpha Show”, ja çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot më 14 Gusht, tek sheshi “Nënë Tereza” do të  organizohet “Alpha Show” koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP e me artistët më të mirë të kësaj rryme, të trojeve shqiptare e të Europës.

Ky koncert është ideuar dhe iniciuar nga Noizy emri i vërtet i të cilit është Rigels Rajku, artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

Reperi ka premtuar se koncerti do të jetë një spektakël i vërtetë, teksa ka treguar gjithashtu se për herë të parë në Shqipëri ka pasur një shitje kaq të lartë të biletave.

“Është hera e parë që kemi pasur një Shqipëri një shitje kaq të madhe të biletave në një koncert që paguhet, jo falas se falas vijnë të gjithë. Kur ka një tufë njerëzi bashkohen edhe të tjerë. Ky është koncerti i parë që ka pasur kaq shitje në Shqipëri në të gjithë artistët që kanë qenë.”

Pas 16 vitesh të suksesshme në karrierën e tij muzikore, Noizy është gati ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.

“Do të jetë një koncert me përmasa e standarde ndërkombëtare, që po ndodh për herë të parë në Shqipëri e në një skenë gjigande rreth 450 metra katrorë. Vendosa ta organizoj si dedikim e shenjë falenderimi për të gjithë adhuruesit e muzikës sime “old school”-sat” dhe “new school”-sat, që e meritojnë këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. E kam pasur si dëshirë të kahershme këtë koncert, që në fillimet e mia por atëherë nuk kisha as mundësi ekonomike, as kohë e as ekipin e duhur. Tani kam mundur t’i bëj bashkë të gjithë këta faktorët dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt”.

Noizy ka theksuar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij koncerti ku pjesëmarrja pritet të jetë jashtëzakonisht e madhe. Provat gjenerale kanë nisur dhe në skenë është vendosur një kurorë gjigande e cila duket se do të qëndrojë sipër artistëve gjatë kohës kur ata do të përformojnë.

Hyrja e njerëzve që do të nisë që në orën 17.00 në mënyrë që gjithçka të jetë gati për nisjen e koncertit në orën 20.00.

“Alpha Show” do të startojë këtë vit me qëllimin për t’u shndërruar në festivalin e përvitshëm të muzikës hip- hop në Shqipëri, ku shumë artistë On Top, si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezai, MC Kresha, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora, Varrosi, Elai, Dj Gimi-O etj, priten të dhurojnë një super mega spektakël në shesh.

Etiketa: koncertNoizy

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Iluzion optik/ Cilin imazh patë të parin?

Iluzion optik/ Cilin imazh patë të parin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com