GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sot mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, thirrja e OSBE-së dhe qëndrimi i opozitës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, thirrja e OSBE-së dhe qëndrimi i opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet që të mblidhet sot në orën 11:00. Ky Komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE ne vendin tone.

OSBE u bën thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë bëjnë po ashtu me dije se po përkushtohen maksimalisht në Reformën Zgjedhore.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në deklaratën e OSBE.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e quan provokim dhe thotë se do të luhet akti i 3 dhe i fundit i mazhorancës.

“Mbledhja e nesërme është akti i tretë i një strategjie që është diskutuar në mbledhjen e grupit të PS. Aktin e fundit e luan nesër përmes mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore me përfaqësues vetëm të vullnetit të mazhorancës. Komisioni i Reformës Zgjedhore është ngritur në Shkurt 2022 dhe nga ajo kohë është zhvilluar vetëm 1 ose 2 mbledhje, ekzaktësisht janë miratuar ato që tentohen të miratohen edhe nesër. Është miratuar nevoja për t’i çuar një kërkesë ODIHR për asistencë dhe ODIHR ka kthyer përgjigje në Korrik 2022 që është i gatshmë dhe pret t’i dërgoheshin pikat e kontaktit. Straetegjia është që nuk do ketë Reformë Zgjedhore. Duke kuptuar këtë strategji, rreth 54 deputetë të opozitës kërkuan ndryshimin e përbërjes së komisionit. Ky propozim i joni u bllokua me votë nga grupi parlamentar i PS. Nesër do vazhdojnë teatrin e rifllimit të një pune për të vazhduar më pas në heshtje”.

Bardhi tha se opozita nuk do ta lejojë këtë komision, pasi nuk është bipartizan siç duhet të jetë, por vetëm i mazhorancës që imponon se cilët duhet të jenë anëtarët. “Ne kemi shpallur betejën tonë për të mos lejuar funksionimin e Kuvendit sa kohë ne nuk na lejohet të ushtrojmë në normalitet detyrat tona”, tha Bardhi.

Etiketa: Kryesore1reforme zgjedhore

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
Moti i keq, bllokohet rruga në aksin Librazhd –Elbasan

Moti i keq, bllokohet rruga në aksin Librazhd –Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com