GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Sot për parkim, nesër për çdo gjë: qytetarët vriten me njëri-tjetrin në Tiranën e Veliajt 

19:00 - 10/08/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot për parkim, nesër për çdo gjë: qytetarët vriten me njëri-tjetrin në Tiranën e Veliajt 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana është ngushtuar. Rrugët e saj kryesore kanë humbur një deri në dy korsi në favor të korsive për biçikletat. Tek-tuk ndonjë biçikletë kalon aty ku deri para disa vitesh qarkullonin ose parkoheshin makina. Mirë apo keq, kjo është hapësira që ofron Tirana. Në Indeksin Global të Qyteteve me Biçikleta, Tirana nuk figuron fare. Figurojnë aty qytete nga Afrika subsahariane. Por jo Tirana. Kështu, prej disa vitesh, arteriet kryesore të kryeqytetit mbahen peng të interesit të Erion Veliajt për të shitur statistika pa vlerë nëpër botë.

Ndërkaq numri i automjeteve rritet. Parkimi në gati të gjitha rrugët e qytetit është bërë me pagesë. Tarifat e parkimit janë të shtrenjta për xhepin e familjarit mesatar që jeton në këtë qytet. Shërbimi i transportit publik është mesjetar, i pasigurt, i papastër dhe i ngadaltë. Qendra e qytetit është shndërruar në zonë pedonale. Në hapësirat mes blloqeve të pallateve mund të parkojnë vetëm banorët, jo vetëm pasdite, por edhe paradite kur banorët lëvizin drejt vendeve të punës. Tirana e Erion Veliajt është një qytet depresiv.

Mbirregullimi e ka detyruar pjesën dërrmuese të qytetarëve të mos i zbatojnë rregullat sa herë ia dalin të shmangin gjobat dhe penalizimet. Mirëpo, kjo i vendos qytetarët përballë njëri-tjetrit. Ata e dinë se në këtë qytet duhet luftuar për çdo pëllëmbë të xhepave pa pagesë të hapësirës publike. Të pafuqishëm të përballen me bashkinë arrogante, ata zgjedhin të përballen me njëri-tjetrin, rast pas rasti. Tirana është bërë një qytet KÇK.

Para pak ditësh një qytetar u vra nga një tjetër pas një sherri për parkimin. Psikiatria e hapur në të cilën është shndërruar Tirana paralajmëron më shumë konflikte mes qytetarëve. Në Tiranën e projektuar dhe ndërtuar nga Erion Veliaj duhet të luftosh për parkimin, për vendin në autobus, për të mbushur ujë në Dajt, për të blerë një abone mujore për transportin publik, për një vend për fëmijën në çerdhen a kopshtin më të afërt, për radhën te mjeku i lagjes. Tirana është kthyer në vitet e saj më të zeza: vitet e radhës dhe tollonit.

Pyetja nuk është më “a do të vazhdojnë të vriten qytetarët e Tiranës me njëri-tjetrin?”, por “për çfarë tjetër do të vriten qytetarët?” Për Erion Veliajn dhe shpurën e tij, kjo është një sëmundje e shqiptarëve. Hëngshin kokat e njëri-tjetrit – është përgjigjja që ata kanë për qytetarët e Tiranës. Është argument i pjekur në furrën e propagandës së shefit të madh, kështu që Veliajt nuk ia drejton dot gishtin askush. Tirana është shndërruar në një rrugicë të pandriçuar ku ligjin e bën i forti.

Kryeqyteti Europian i Rinisë i ofron rinisë së tij tension, depresion, konflikt dhe dhunë. Ai është projektuar dhe ndërtuar së fundmi për çunat e fortë, për ata që nuk i gjobit dot policia bashkiake e Veliajt kur parkojnë keq apo kur ndërtojnë pa leje. Për të rinjtë e kualifikuar, profesionistët e lartë dhe elitën kulturore, Tirana ofron vetëm një arsye absolute për emigrim. Tirana është kthyer në një maternitet për burimet njerëzore që i duhen Europës.

Për ata që nuk ikin dot apo nuk dinë se ku të ikin, Tirana e Erion Veliajt ka mjaftueshëm shkaqe për konflikt, hasmëri dhe depresion. Tirana është bërë një ndëshkim për banorët e saj konformistë.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
“Më vinte si xhol nga pas”, Meta kujton Ramën si kryebashkiak në Tiranë: Lozte me rosak

“Më vinte si xhol nga pas”, Meta kujton Ramën si kryebashkiak në Tiranë: Lozte me rosak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com