GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot përfundon afati i SHBA-së dhe BE-së për Kosovën, paralajmërohen pasoja

08:34 - 07/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot përfundon afati i SHBA-së dhe BE-së për Kosovën, paralajmërohen pasoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me pasoja afatgjata do të përballet Kosova, nëse kryeministri Albin Kurti nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për ta de-përshkallëzuar situatën në veri, ka paralajmëruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditën e djeshme.

Sipas tij, përgjigja e kryeministrit nuk do të pritet më shumë se deri të mërkurën (dita e sotme) dhe në rast se ajo është negative, do të konstatohet se Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kohë deri të mërkurën, që të kthejë përgjigjen nëse e pranon apo jo propozimin e SHBA-së dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri.

Ultimatumi atij i është dhënë nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin e së hënës mbrëma.

Kurtit gjatë takimit i janë kërkuar shtensionimi i situatës në veri, pastaj organizimi i zgjedhjeve të shpejta në veri dhe rikthimi në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi është mbajtur të hënën, por afati i përcaktuar është bërë i ditur tek pasditen e së martës, gjatë një takimi që i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Escobar, zhvilloi me përfaqësues të mediave në Kosovë.

Escobar në këtë takim po ashtu ka theksuar se mospranimi eventual i propozimit do të përcillet me pasoja ndaj Kosovës meqë, sipas tij, kjo do të nënkuptojë se kryeministri Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në.

“Dua ta bëj shumë të qartë se ne shohim se kjo do të ketë ndikim në raporte, në terma afatgjatë. Por, veprimet e marra apo të pandërmarra mund të kenë disa pasoja që do të mund të ndikojnë në pjesë të raportit tonë. Por, për këtë pjesë nuk dua të flas”, ka thënë Escobar në takim me gazetarët.

Sipas Escobarit, raportet e SHBA-së me kryeministrin Kurti kanë sfida, por jo edhe mes dy popujve.

Emisari amerikan ka thënë se nga ekzekutivi është kërkuar që “të mos ndizen situatat që janë delikate dhe se është vlerësuar se ka pasur këmbëngulje, duke përdorur forcën për të futur kryetarët e rinj në ndërtesat komunale”.

Etiketa: Kryesore1situata në Kosovë

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
Caktohet data kur do të zgjidhet kryetari i PD-së

Caktohet data kur do të zgjidhet kryetari i PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com