GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sot pritet vendimi, përplasjet e avokatëve të Berishës me GJKKO-në

09:32 - 30/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Arrest në shtëpi” pa komunikim, Berisha: Më pëlqeu shumë kërkesa…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pritet të shpallet sot në mesditë. Ndonëse kishin paralajmëruar se do të bënin lëvizjen e radhës për të mbrojtur nga izolimi në shtëpi Sali Berishën, avokatët e tij nuk u paraqitën në Gjykatën e Posaçme.

Brenda orës 16:00 kur përfundoi orari zyrtar, ata nuk e depozituan kërkesën e radhës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Paraditen e djeshme, Sokol Mëngjesi pranoi se u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të tërhequr vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj, e cila rrëzoi kërkesën e tyre të mëparshme për përjashtimin e Irena Gjokës, pasi e gjeti atë të pabazuar në ligj.

Por, sipas tyre ky vendim nuk iu vendos në dispozicion, ndaj ata nuk u paraqitën në gjykatë.

“Gjykata e posaçme të informojë, se cila është arsyeja që deri në orarin zyrtar nuk vuri në dispozicion vendimin e papranueshmërisë së kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse iu premtua avokatëve zyrtarisht dhe verbalisht!”, – tha avokati Sokol Mëngjesi.

Për të provuar se gjyqtarja është e njëanshme dhe se ka konflikt interesi në vendimmarrjen ndaj Berishës, mbrojtësit shprehen se ky vendim do t’i bashkëngjitej materialeve audio dhe vendimeve të mëparshme të vetë gjyqtares Irena Gjoka që ata kërkojnë të përjashtojnë.

Ndërkaq, edhe zyra e shtypit të Gjykatës së Posaçme pranoi se nuk iu ka shkuar asnjë kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtares. Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, i drejtoi dje një shkresë zyrtare kryetarit të GJKKO. Në këtë shkresë, ai kërkon që Gjykata e Posaçme të informojë se cila është arsyeja që nuk u vu në dispozicion deri në orarin zyrtar vendimi i mospranimit të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Sipas tyre, gjykata u kishte komunikuar më herët se do u dorëzonte dy vendimet me arsyetimet se pse nuk u përjashtua Gjoka. Kërkohet po ashtu një dosje, ku përfshihet mendimi i gjyqtares në fjalë si dhe aktet administrative se si është caktuar gjyqtarja Rudina Palloi për gjykimin e kësaj kërkese.

“Kërkojmë procesverbalet e seancave të mëparshme”, – theksohet në shkresën drejtuar GJKKO-së. Kujtojmë se seanca për Berishën është parashikuar tashmë të mbahet të Shtunën në orën 12:00, por pavarësisht vendimit që mund të merret për të, kryedemokrati është shprehur i bindur për një “lumë” protestash nga ana e opozitës me nisjen e vitit 2024.

Pas 2 muajsh e 8 ditë nga momenti që SPAK ka kërkuar masën e parë, atë të Detyrimit të Paraqitjes për Sali Berishën, numri i kërkesave për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka ka shkuar në katër. Sali Berisha është shprehur më herët se në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e ka shkarkuar gjyqtaren në shkurt të 1996 për paaftësi profesionale. Por Irena Gjoka është riemëruar vetëm 6 muaj më vonë që për Prokurorinë e Posaçme është provuar edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

 

Etiketa: avokateberishaKryesore1vendimi

Lajme të lidhura

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4
Breaking Views

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…
Breaking Views

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
Para
Vallja e burrave të Devollit, pjesë e listës së UNESCO?

Vallja e burrave të Devollit, pjesë e listës së UNESCO?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com