GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sot seancë në GJKKO për Erion Veliajn, SPAK njofton gjykatën për hetimet ndaj kryebashkiakut

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot seancë në GJKKO për Erion Veliajn, SPAK njofton gjykatën për hetimet ndaj kryebashkiakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme, ku prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani do të raportojnë në lidhje me ecurinë e hetimeve për dosjen ndaj Erion Veliajt, duke qenë se e përcakton ligji për shkak se kanë kaluar dy muaj nga caktimi i masave të sigurisë.

Gjykata e Posaçme, pasi të njihet me ecurinë e procesit, do të vlerësojë nëse ka vend për zbutje, zëvendësim apo revokim të masave të sigurisë ndaj personave nën hetim. Seanca pritet të nisë në

Aktualisht, në burg në lidhje me këtë dosje ndodhet vetëm kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa biznemsnei Elman Abule u la në “Arrest shtëpie” nga Apeli. Ajola Xoxa dhe biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, ndodhen nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme, pasi ka zgjedhur që të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Aktualisht, Erion veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit.

Etiketa: GJKKOhetimeseanceVeliaj

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

19:36 - 02/11/26
Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën
Aktualitet

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie
Aktualitet

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Para
Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit përpara se të shfaqet

Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit përpara se të shfaqet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

19:36 - 02/11/26

Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku qytetarët kanë zgjedhur një formë ndryshe për të shprehur...

Lexo më shumë
Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26
Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

18:16 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com