GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sot u shënua rënia në nivelin më të ulët të dollarit që nga viti 2010

13:59 - 25/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot u shënua rënia në nivelin më të ulët të dollarit që nga viti 2010
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dollari amerikan shënoi sot pikën më të ulët në 11 vitet e fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të martën dollari u këmbye me 100.48 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.43 pikë krahasuar me ditën e hënë. Krahasuar me një vit më parë, dollari amerikan është nënçmuar me mbi 12% në kursin e këmbimit me lekun.

Leku ishte forcuar ndjeshëm ndaj dollarit edhe në tremujorin e fundit të vitit të vitit të kaluar, duke zbritur deri në vlerën e 100.66 lekëve. Në muajt e parë të vitit 2021, kursi i dollarit u rimëkëmb duke arritur deri pranë kufirit të 105 lekëve në fund të muajit mars; pas muajit prill, dollari filloi sërish rënien, që kulmoi sot me nivelin më të ulët që prej vitit 2010.

Sipas ekspertëve, ndryshe nga sa ndodh me euron, kursi i këmbimit të valutave të tjera nuk ndikohet shumë nga tregu i brendshëm. Ecuria e kursit të USD /ALL është kryesisht reflektimi i ecurisë së kursit EUR/USD në tregjet botërore dhe nuk lidhet me faktorë ekonomiko-financiarë të tregut tonë. Rrjedhimisht, forcimi i lekut kundrejt dollarit amerikan është një rrjedhojë e dobësimit të dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane në tregun botëror.

Të martën, dollari këmbehej me 0.82 euro, niveli më i ulët vjetor dhe gjithashtu më i ulëti që prej vitit 2018. Gjatë tremujorit të parë të vitit, forcimi i dollarit ishte nxitur nga besimi investitorëve se ekonomia amerikane do të rimëkëmbej më shpejt krahasuar me ekonomitë e tjera të zhvilluara. Ky besim mbështetej në një ecuri më të shpejtë të vaksinimit, por edhe stimujve shumë të mëdhenj monetarë. Në fund të muajit mars, dollari arriti pikën më të lartë, mbi nivelin  e 0.85 eurove. Por, optimizmi në dy muajt e fundit ka ardhur në rënie. Stimujt fiskalë të premtuar nga Presidenti i ri Joe Biden dhe zbutja e qëndrimit të Rezervës Federale nga politikat monetare të shtrëngimit paraprak për t’i paraprirë inflacionit kanë shtuar shqetësimet për një rrezik më të lartë inflacionist mbi monedhën amerikane. Dyshimi në rritje rreth besueshmërisë së Rezervës Federale në misionin për të mbajtur nën kontroll inflacionin vlerësohet nga ekspertët si faktor që mund të rrisë pritshmëritë e investitorëve për një inflacion më të lartë dhe rrjedhimisht humbje të vlerës së dollarit.

Një sondazhi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka treguar se pesha e dollarit amerikan në rezervat e mbajtura nga bankat qendrore ka rënë në 59%, niveli më ulët në 25 vitet e fundit. Kur euro u hodh në treg, në vitin 1999, 71% e rezervave mbaheshin në dollarë amerikanë.

Euro në rënie, edhe pse rritet në bursa

Në bursat ndërkombëtare, euro u këmbye sot me 1.226 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë që nga janari i këtij viti. Por, në tregun vendas, euro humbi pikë lehtë me 0.02 lekë, duke u këmbyer me 123.02 lekë dhe duke u këmbyer afër niveleve më të ulëta që përpara fillimit të pandemisë. Nënçmimi i euros, pavarësisht rritjes së tij në bursa është dhe një nga arsye e rënies së fortë të dollarit në tregun vendas, për të ruajtur raportet e kryqëzuara me tregjet ndërkombëtare.

Oferta e lartë e euros në tregun vendas vlerësohet nga operatorët e tregut si arsyeja kryesore që e mban të dobët monedhën e përbashkët.

Etiketa: Banka e Shqiperisebursadollarekonomieuro

Lajme të lidhura

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru
Aktualitet

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru

16:38 - 20/12/25
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë
Aktualitet

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë

14:06 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Kosova tërhiqet nga reciprociteti me Serbinë

Kosova tërhiqet nga reciprociteti me Serbinë

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com