GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshillin Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e sotme (23 Shtator) për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili prej datës 10 Shkurt ndodhet në qeli i akuzuar për korrupsion e pastrim parash.

Porosia për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra u dha nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së (11 Shtator) ku shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kreun e Bashkisë Tiranë.

Pas Asamblesë, këshilltarët bashkiakë të PS-së u mblodhën në selinë e partisë më 17 Shtator, për të shqyrtuar porosinë e kryeministrit Rama për Veliajn.

Gjatë takimit, këshilltarët socialistë morën vendimin për t’i paraqitur Këshillit bashkiak në mbledhjen e ditës së sotme 23 shtator kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, dhe nisjen e procesit për zgjedhje të jashtëzakonshme për bashkinë e kryeqytetit.

Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, këshilltarët e PS do të përdorin si argument mungesën e tij në detyrë për tre muaj.

Ligji për Vetqeverisjen Vendore përcakton në Nenit 62 se shkarkimi i kryetarit të Bashkisë propozohet nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tre-mujore të pandërprerë.

Në mbledhjen e këshilltarëve socialistë, e mbajtur në selinë e PS-së, u vendos që për procesin e shkarkimit të ndërmerret një nismë e re nga vetë ata.

Anëtarët e mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk e konsiderojnë të nevojshme praninë e Erion Veliajt në mbledhjen e ditës së sotme ku pritet të votohet kërkesë për shkarkimin e tij si kryetar.

Në një përgjigje piruetë të firmosur nga sekretari i këshillit bashkiak Behar Zeneli, përgjigja ndaj kërkesës publike të Veliaj për të qenë i pranishëm në sallën e Bashkisë së Tiranës, thuhet ndër të tjera..

“Sa më sipër, në vijim të kërkesë suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë të që administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”.

Me këtë përgjigje, socialistët në këshillin bashkiak kanë lënë të kuptojnë që prezenca e Erion Veliajt në atë që mund konsiderohet gijotina e tij përfundimtare politike, nuk është e domosdoshme.

Gjithashtu reagimi i socialistëve në Këshillin Bashkiak vjen si kundërpërgjigje ndaj kërkesë së Erion Veliajt për të qenë prezent në mbledhje, ndërsa e argumenton këtë si një të drejtë kushtetuese përballë një akti antikushtetues siç e ka cilësuar ai vendimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të Bashksië!

Etiketa: BashkiVeliaj

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Para
Trump do të presë Erdogan në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com