GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo blen 83 milionë lekë asfalt, kontratën ia jep pa garë Servet Cenollit

14:34 - 24/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraq Filo blen 83 milionë lekë asfalt, kontratën ia jep pa garë Servet Cenollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse rrugët janë shtruar dhe rregulluar rishtazi, bashkia Korçë vazhdon të blejë çdo vit në sasi të madhe bitumi, betoni dhe materiale të tjera ndërtimi. Dhe ky fond i madh qindra milionë lekë shpërndahet nëpërmjet tenderave të manipuluar dhe korruptiv.

Këtë herë, kryebashkiaku Sotiraq Filo e ka miratuar tenderin 83 milionë lekë për bitum. Më konkretisht bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Blerje asfalt mikser dhe bitum për spërkatje’ të zhvilluar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Korçë me drejtor Ilirjan Dinellarin. Ky i fundit ka përllogaritur se Korçës për 1 vit i duhen 83 milionë lekë serë e bitum, por pa e përcaktuar në dokumente se në cilat rrugë do të përdoret ky asfalt.

Nga dokumentet që disponojmë, shohim që tenderi është hapur dhe mbyllur brenda 2 javësh, plot me shkelje dhe abuzim.

Sipas të dhënave të dokumenteve, drejtor Dinellari e ka shpallur garën për këtë tender më datë 6 qershor 2024 dhe ka lënë afat për paraqitje ofertash deri më datë 18 qershor.

Vetëm firma  Vashtemia SHPK ka paraqitur ofertë dhe në këto kushte procedura duhej anuluar, sepse kështu e kërkon ligji. Epo Dinëllari me mbështetjen dhe miratimin e kryetarit Filio vendosi të shpallë fituese të vetmen ofertë, pa asnjë llojë konkureence. Me propozimin që furnzimi të bëhet me 63 milionë lekë, kompania me pronarë Gëzim Avdollin dhe Servet Cenollin morën kontratën pa asnjë konkurrent përballë.

 

Më datë 21 qershor 2024 u bë publik emri i fituesit edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik që e ka regjistruar në sistem pa kontrolluar më parë se çfarë skandali është bërë me këtë tender.

Ku tender duhej anuluar dhe të priteshin oferta më të përshtatshme. Dhe nëse do të kishte pjesëmarrje, jemi të sigurt se oferta fituese do të ishte më ekonomike.

Open Data Albania i e ka vlerësuar këtë prokurim me “Flamur të kuq” që është treguesi i riskut të korrupsionit.

Le ta krahasojmë këtë tender me prokurimin e zhvilluar në vitin 2022 nga bashkia Korçë, me të njëjtin objekt. Më 18 maj 2022 u zhvillua tenderi “Asfalto beton e bitum për spërkatje” me fond limit 33 333 217,00 lekë. Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, përfshirë firmën “Vashtemia” shpk, që edhe në atë kohë e ka fituar tenderin. Por propozimi ka qenë 100 milionë lekë më pak se fondi limit (24 227 700,00 lekë). Pra, konkurrenca e ka detyruar kompaninë në fjalë të bëjë një ofertë shumë ekonomike dhe me leverdi për bashkinë.

Fiton tenderat nuk kryen punën

Ndërkaq, vlen të kujtojmë se “VASHTEMIA” shpk është përgjegjëse për “Mirëmbajtje me Performancën e segmentit rrugor K/Podgorie – K/Liqenas”. Aksi rrugor është bërë disa herë problematik, për shkak se firma në fjalë vetëm po merr paratë, por nuk e kryen punën e mirëmbajtjes.

Edhe tek ky projekt, firma në fjalë ka fituar 600 milionë lekë në një tender të dyshimtë të firmosur nga ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, që përfundoi me ankesa në Komisionin e Prokurimeve Publike. Pra, “Vashtemia” merr milionat për të mirëmbajtur rrugët, por në fakt gjendja vazhdon e njëjtë dhe ato degradohen dita ditës. Ky tender është në listën e prokurimeve abuzive të bëra nga ARRSH dhe që po hetohen nga SPAK pas arrestimit të drejtorit Berberi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimblerje asfalitKorçësotiraq Filotedner pa garetenderveshtetima shpk

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Horoskopi i Shkurtit sipas Jorgo Pullës: Shenjat më të favorizuara

Horoskopi javor 24-30 qershor nga Jorgo Pulla, ja shenjat më me fat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com