GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo hedh 130 MLN lekë në rezervuarin e Gjonomadhit, kontratë me Shkëlqim Dezhgiun me ofertën më të shtrenjtë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Korçë e drejtuar nga  Sotiraq Filo vjedh paratë e Shtëpisë së Fëmijës "Lulet e vogla". Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë tenderësh

Bashkia Korçë e drejtuar nga  Sotiraq Filo vjedh paratë e Shtëpisë së Fëmijës "Lulet e vogla". Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë tenderësh

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Digat e rezervuarëve duheshin pastruar më herët, pasi prej disa javësh kanë nisur shirat dhe në shumë zona ka patur probleme. Por bashkitë kanë në agjendë zgjedhjet që po vijnë dhe jo rezultatin e punës. Me pak fjalë, propagandë dhe tendera që sjellin lekë para fushatës! Edhe kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo është nga ata zyrtarë që shpërdoron fondeve tani para fushatës elektorale.

Kështu, më datë 13 shtator 2024, bashkia ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Rehabilitimi i digës së ujëmbledhësit të Gjonomadhit’ dhe e ka mbyllur procedurën më datë 30 shtator. Gjatë këtyre javëve kanë dorëzuar ofertë për të marrë pjesë 14 kompani.

Megjithatë nuk u zhvillua një garë në kuptimin e ligjit që garanton konkurrencë, edhe pse mundësia ishte. Kjo për shkak se kryetari Filo ka “rregullat” e tij. Komisioni i vlerësimit i ka skualifikuar që në fazën e parë të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit. Të 13 ofertat janë skualifikuar pa u mbajtur gara, duke përfshirë këtu edhe 3 kompanitë që kishin propozime më të ulëta, që nisnin nga 79 milionë lekë deri në 82 milionë lekë. Pra një diference mjaft ekonomike në raport me fondin e fryrë që ka vendosur bashkia. Komisioni vazhdon me justifikimin që 130 milionë lekë duhen me urgjencë dhe ofertat e mësipërme janë “anomalisht të ulëta”.

 

Ndërsa kompanitë e tjera janë skualifikuar se kanë stafin të përfshirë në projekte të tjera, edhe pse operatorët këmbëngulin që projektet aktuale mbyllen para afatit se të nisin punimet për tenderin në fjalë.

Komisioni i vlerësimit ose nuk di ose nuk do ta zbatojë ligjin për këto raste, prandaj i ka rënë shkurt duke shpallur menjëherë fituese ofertën e firmës së pronarit Shkëlqim Dezhgiu, “ASI INVEST” me vlerë rreth 90 milionë lekë. Pa konkurrencë, por me një të rënë të lapsit, edhe pse listohej në një nga ofertat më të shtrenjta, kompania përfitoi kontratën nga Filo.

Open Data Albania i ka ngritur tenderit “Flamurin e Kuq” për mënyrën tërësisht abuzive se si kjo kontratë është firmosur. Theksojmë se monitoruesi e përdor këtë shenjë për të treguar riskun e korrupsionit.

Sikur theksuam dhe pak në fillim të artikullit, ky fond do të shpenzohet për të pastruar barishtet që mund të jenë mbledhur rreth Digës së Ujëmbledhësit të Gjonomadhit, pozicionuar rreth 2 km ne veri te fshati Gjonomadh, në lartësinë 1250m. Gjithashtu theksohet se do të bëhet rehabilitim edhe në faqen e gërryer sipërfaqja e të cilës është vetëm 700 m2.

 

Është pak punë dhe këtë e tregon edhe afati i vendosur për 2 muaj. Por janë shumë para që mund të ishin kursyer nëse zbatohej ligji dhe të merreshin në konsideratë edhe ofertat ekonomike.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimdigaKorçëred flagtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Arrest me burg” të moshuarit për ngacmimin e 11-vjeçares, ja deklarata para gjyqtarit

“Arrest me burg” të moshuarit për ngacmimin e 11-vjeçares, ja deklarata para gjyqtarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)
Aktualitet

Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)

13:01 - 19/10/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Kamëz, ku dy vëllezër kanë humbur jetën pas të shtënave...

Lexo më shumë
“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

12:59 - 19/10/26
Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

12:32 - 19/10/26
Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

12:28 - 19/10/26
Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

12:11 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com