GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo hedh 617 milionë lekë në përrua, i fal kontratën firmës së denoncuar nga KLSH për mashtrim

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraq Filo hedh 617 milionë lekë në përrua, i fal kontratën firmës së denoncuar nga KLSH për mashtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, hedh 617 milionë lekë në sistemimin e përrenjve. Plani i bashkisë është që të sistemojë anësoret e 8 përrenjve përreth qytetit.

Mirë do bënte se shpesh qytetarët janë ankuar që nuk munden të bëjnë asnjë shëtitje jashtë qytetit për shkak se përrenjtë janë kthyer në burim infeksioni.

Gjithsesi më poshtë do të shohim se kryebashkiaku nuk e ka aty merakun, qëllimi është justifikimi i tenderit që dërgon paratë e buxhetit të bashkisë tek kompania e favorizuar prej tij..

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Sistemimi i Përrenjve brenda territorit të Bashkisë Korçë”. Sipas dokumenteve standarde të tenderit, me këto lekë do të bëhet pastrimi i shkurreve, mbeturinave dhe betonizim në anësoret e 8 përrenjve që janë përreth qytetit dhe në zonat periferike të tij. Kjo punë do të zgjasë 3 muaj dhe sipas komisionit të Filos është përllogaritur të kushtojë 617 milionë lekë (pa llogaritur TVSH)

“Flamuri i kuq” mbi tender

Ndërsa ne raportojmë me dyshim, nëse këto para do të shkojnë si investim në përmirësimin e përrenjve, apo do të shpërdorohen, ka edhe vlerësime të tjera mbi këtë kontratë.  Kështu Open Data Albania i ka vendosur tenderit një “red flag”. Ky flamur i kuq tregon se tenderi është dhënë pa garë,  duke shkelur kështu rregullat bazë të ligjit ‘Për prokurimet publike’. Sipas kritereve të këtij monitoruesi, kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Edhe pse janë dorëzuar 11 oferta të ndryshme, Filo i ka skualifikuar të gjitha që në fazën e parë, për t’i hapur rrugë propozimit të dorëzuar nga bashkimi i operatorëve “BOSHNJAKU.B” shpk – “ZDRAVA” shpk, me vlerë  rreth 380 milionë lekë. Ama nuk mund të anashkalojmë faktin se  “VILDEV – CO” shpk & “ A.L-ASFALT” shpk dorëzuan një ofertë më të lirë, por u skualifikuan me argumentin se nuk kanë dorëzuar dokumentin që vërteton se ka kryer më parë punë të ngjashme.

Pra këto dy firma nuk vërtetojnë dot se kanë eksperiencë në pastrimin e shkurreve dhe hedhjen e betonit! E pabesueshme kjo arsye, po të shohësh CV e tyre.

Sidoqoftë Filo e ka lidhur kontratën me firmat “BOSHNJAKU.B” shpk –  “ZDRAVA” shpk, që nuk kishin asnjë konkurrent përballë në fazën finale.

Denoncimi i KLSH

Këto dy kompani do punojnë 3 muaj për të pastruar shkurret në 8 përrenj dhe do të fusin në xhep qindra miliona lekë me kontratën e dhuruar.

Në të kundërt, Filo nuk i njoftoi kompanitë me ofertën më të mirë të plotësonin dokumentet që u mungonin, por ka vazhduar pazare me një firmë që nuk është e besueshme në punët publike. Njëra nga kompanitë fituese është denoncuar më parë nga KLSH për mashtrime. Kompania “ZDRAVA” shpk është në pronësi të  5 biznesmenëve, Faik Sinanaj, Dashnor Sinanaj, Kastriot Sinanaj, Ylli Zdrava dhe Arben Zdrava. Subjekti është favorizuar vazhdimisht nga zyrtarët në tendera të tillë, duke marrë mbi 70 kontrata publike vitet e fundit.

Nga ana tjetër kjo firmë është skeduar për moskryerjen e punimeve sipas kontratave.

Kujtojmë se në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mashtrimin me volumin e punimeve që ka bërë në një kontratë kjo firmë. Bëhet fjalë për tenderin me “Flamur të kuq” për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Çekin dhe zëvendësimin e tubacionit kryesor të Ujësjellësit Çekin në Gramsh’.

Kontrata me vlerë rreth 1 milionë USD është lidhur nga kryetari i Bashkisë së Gramshit në vitit 2020, Klodian Taçe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime në zbatimin e kësaj kontrate, ku Bashkia Gramsh ka likuiduar punime të pakryera.

KLSH-ja ka kërkuar që të kthehen paratë në buxhetin e shtetit, por ka dyshime të forta se paratë mund të jenë ndarë sipas rolit në këtë përvetësim.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimperruasotiraq Filotender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com