GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo i fal 240 mln lekë Shkëlqim Fushës nga fondet e shkollave

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, sezonin veror po e shfrytëzon duke menduar për institucionet arsimore. Se mos ju shkon

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, sezonin veror po e shfrytëzon duke menduar për institucionet arsimore. Se mos ju shkon

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, sezonin veror po e shfrytëzon duke menduar për institucionet arsimore. Se mos ju shkon mendja tek ndonjë projekt zhvillues, se në të vërtet thelbi është si të marrë nga fondet e caktuara për këto institucione. Dhe Filo e ka gjetur zgjedhjen, po zhvillon tendera pa garë.

Së fundmi Bashkia Korçë ka zhvilluar prokurimin me objekt  ‘Meremetimi i Institucioneve Arsimore’. Bëhet fjalë për ndërhyrje në 22 shkollat publike që përfshin kjo bashki në zonën e qytetit. Dhe sipas planit do të bëhen ndërhyrje kryesisht në pjesën e fasadës, pra risuvatime, lyerje muresh, sistemim oborresh.

 

Kjo ndreqje fasade do të kushtojë 240 milionë lekë. Më poshtë do të tregojmë se do shpenzohen 240 milionë lekë, por aspak siguri nuk ka që këto para do  të investohen të gjitha tek shkollat.

Tenderi pa garë

Këtë hipotezë shumë qartë e vërteton kontrata e nënshkruar në shkelje që Filo ka firmosur me kompaninë Fusha Shpk, në pronësi të biznesmenit të njohur për korrupsion Shkëlqim Fusha.

Fillimisht  kanë dorëzuar oferta 2 kompani, FUSHA dhe  VALONA KONSTRUKSION, kjo e fundit kishte ofertën më të lirë por është përjashtuar se nuk ka përmbushur një kontratë tjetër që kishte me këtë bashki për ndërhyrje në çerdhe dhe kopshte.

 

Ky argument është i qëndrueshëm për të skualifikuar ofertën në fjalë,  por nuk do të thotë që procedurat e tenderit të vazhdojnë me shkelje. Sipas ligjit duke qenë se mbeti  vetëm një ofertë e vlefshme, procedura duhej anuluar, për  mungesë konkurrence. Por me sa duket kjo situatë i interesonte Filos, i cili ka shkelur rregullat dhe kontratën ja dhuroi pa garë Fushës, sigurisht nga ky fond ai ka marrë përqindjen e vetë, pasi është ai që hedh firmën e vulosi aferën.

Open Data i ka vënë Flamur të Kuq, për shkeljet që janë bërë në këtë tender, duke vërtetuar që kemi të bëjmë me abuzim më shumë se sa me një plan të drejtë për investim.

Fusha njihet për shumë projekte abuzive që ka marrë nga Rilindja, ku përmendim më të fundit miliardat e marra tek Piramida, ndërtimi i Tetarit dhe tashmë ndërtimi i një kulle.

Me një vendim të datës 3 Maj të vitit të kaluar, Bashkia Tiranë i ka dhënë kompanisë “Fusha shpk” 1266.6 m2 truall në rrugën “Abdi Toptani”, dhe dy ndërtesa përkatësisht 801.4 m2 dhe 183 m2. Njëra prej tyre është godina e ndërmarrjes së dekorit të Tiranës.

Kompania “Fusha” ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin falas të Teatrit Kombëtar në këmbim të një sipërfaqeje prej mijëra metra katrorë ku do të ngrinte edhe një kompleks prej 6 kullash.

Aktualisht, Teatri me një kosto prej 40 mln euro po ndërtohet nga fondet publike, megjithatë sipërmarrësi po e realizon ambicien për të ndërtuar mbi tokë publike në zemër të kryeqytetit. “Në këmbim të përfitimit të 50 % të sipërfaqes ndërtimore (nëntokë dhe mbi tokë), që do të ngrihet në pasurinë e llojit truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës”, thuhet në vendimin e Bashkisë Tiranë.

Pra Fusha duket se po merr në kontroll bashkitë në vend dhe po përlanë buxhetin e shtetit!

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimshkelaim fushasotiraq Filotender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Luana Vjollca do të bëhet me fëmijë? Ja çfarë shkruan moderatorja…

E konfirmuar! Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil ku u...

Lexo më shumë
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26
Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

21:01 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com