GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo i jep 100 MLN lekë për kanal vaditës pronarit të HEC-it që përmbyti qershitë e fshatarëve

14:04 - 15/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraq Filo i jep 100 MLN lekë për kanal vaditës pronarit të HEC-it që përmbyti qershitë e fshatarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjala “rikostruksion” përdoret rëndomë si fjalë kyçe për çeljen e fondeve që jepen në tendera për bizneset e favorizuara. Dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, e di më mirë se kushdo tjetër si bëhen këto prokurime. Kështu, pasi i lë objektet në mëshirë të fatit, Filo u kthehet me fonde të majme. Konkretisht, kështu ka ndodhur me tenderin “Rikonstruksioni i pjesshëm i degës Dunavec–Ventrok në zonën e fshatit Lumalas Nj. A. Bulgarec”.

Bëhet fjalë për të riparuar pjesërisht një kanal të vogël vaditës që është në funksion në këtë zonë, me gjatësi rreth 1 km dhe thellësi 1 metër.

Pra, abuzimi me fondin ka nisur qysh në çelje të tenderit me përllogaritjen e fondit limit dhe më pas me procedurat e shpalljes së fituesit.

Me 100 milionë lekë Filo mund të riparojë çdo kanale vaditës, por nuk ky është qëllimi parësor. Tek tenderi që po raportojmë, janë dorëzuar 11 oferta dhe kishte mundësi që të zhvillohej një garë sipas rregullave.

Gjithsesi Filo e kishte përcaktuar me kohë fituesin dhe prandaj nuk mund ta toleronte zhvillimin e një gare me konkurrencë.

Prandaj janë skualifikuar nga gara 10 firma menjëherë, mes tyre edhe ofertat e kompanive “ GLAVENICA ” shpk dhe NIKA shpk, që ishin më ekonomike. Këto propozonin ta mbaronin këtë punë me 68 milionë lekë.

Nëse të paktën këto dy oferta do ishin marrë në konsideratë, Filo mund t’u kishte kursyer qytetarëve korçarë 32 milionë lekë nga buxheti i bashkisë.

Por Filo zgjodhi rrugën korruptive, duke lënë për në fazën finale, pas asnjë konkurrent përballë, bashkimin e operatorëve XHENGO Shpk – INA Shpk.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë, jemi të shqetësuar sepse paratë po shkojnë në duart e biznesmenëve të njohur në aferat me tenderat.

INA Shpk është në pronësi të Ferdinant Çaushit, i cili merr shumë prokurime pa garë nga zyratërt e bashkive. Ndërkohë XHENGO Shpk ka pronar Shyqyri Xhengon. Në fakt, kjo kompani është degëzim i firmës “Xhengo Energy”, që ka përfituar një koncesion korruptiv në zonë. Edhe pse tashmë nuk flet askush për atë projekt, kompania është denoncuar nga qytetarët se ndërtimi i  hidrocentralit në Lumin e Selcës u përmbyt tokat.

Ky hidrocentral është ndërtuar pikërisht nga firma “Xhengo Energy” e Shyqyri Xhengos, por me sa duket jashtë normave dhe kjo ka sjellë dëme të mëdha për disa fshatra të Korçës aty rrotull. Në vitin 2020 banorët e fshatit Velçan kanë denoncuar se uji i hidrocentralit iu përmbyt tokat dhe të mbjellat.

“Uji i hidrocentralit më ka përmbytur vaskat e peshkut dhe pemët me qershi dhe mollë…”, shpreheshin banorët për mediat.

Në Gorë të Korcës HEC i quajtur “Kasollet e Selcës” me arbitraritetin e pronarve të kompanisë “Xhengo Energji”, jo vetëm që përmbyt tokën bujqësore, por përmbyt me të edhe investime të bërë në të me mbështetjen e Qeverisë. Janë qindra qershi të mbjella e lulëzuara të mbështetura dhe vaska peshku të ndërtuara aty me grant nga AZHBR ( Agjensia e Zhvillimt Bujqësor Rural) të përmbytura . Nuk është përmbytje si rrjedhojë e reshjeve intensive në një periudhë të caktuar është përmbytje permanente në rastin më të mirë e llogaritur keq, nëse jo e qëllimshme.

Por, ndaj firmës që ndërtoi hidrocentralin pa marrë parasysh se cilat do të ishin pasojat, nuk u kërkua kurrë llogari dhe nuk u mor asnjë masë. Pavarësisht ankesave të qytetarëve, Xhengo është mirëpritur tek pushtetarët dhe e gjen rrugën tek Bashkia Korçë për të marrë paratë e taksapaguesve pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimhidroentralkanal vaditesr korcesotiraq Filotende

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Marrin flakë magazinat e vjetra në Lushnjë, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje

Marrin flakë magazinat e vjetra në Lushnjë, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com